Kasami – Taravarit: A jeni me opozitën apo me Qeverinë! / “Aty ku është BDI, nuk është Lëvizja Besa”

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i është përgjigjur të parit të ASh-së, Arben Taravari nëse në zgjedhjet parlamentare do të shkojnë me një listë, duke përfshirë edhe Lëvizjen Besa, shkraun Nistori.

    “Taravari duhet të përcaktohet a është me Qeverinë a është me opozitën dhe atëherë të ndërtojë aleancat dhe bashkëpunimet. Derisa sa është në Qeveri, i urojmë vazhdimin e dashurisë në kuadër të Qeverisë me BDI-në, por aty ku është BDI, aty nuk është Lëvizja Besa”, tha Kasami.

    Kasami tha se ai mund ta tejkalojë veten, por jo edhe interesat e qytetarëve dhe Lëvizja Besa ka treguar gatishmëri bashkëpunimi me të gjitha partitë opozitare.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim për media duke folur për zgjedhjet parlamentare, ka shprehur qëndrimin se ASh është e gatshme që të shkojë me një listë me partitë shqiptare, duke përmendur BDI-në dhe “Besën”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Popujt që kanë liderë si Millosheviqi, Putini e Vuçiqi janë përgjegjës për dëmet që ua shkaktojnë popujve të tjerë”

    Lajmi i rradhës

    TENSIONET NË KOSOVË | Osmani: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie vendimtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë