Tentim i pasuksesshëm i inspektoratit ndaj “Besa Trans-it”, MPB do të duhet t’i dorëzojë një letër me shkrim

    Inspektorati shtetëror i transportit (ISHT) dje ka tentuar, por nuk ka mundur të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompaninë “Besa trans”, autobusi i së cilës u djeg në Bullgari, sepse, siç deklaroi për AIM drejtori Rufat Hyseini, zyret edhe të kompanisë dhe të agjencive të saj ishin të mbyllura, ndërsa askush nuk është paraqitur në telefon, përcjell Nistori.

    “Dje kemi shkuar në zyrat e “Besa Trans-it”, por ishin të mbyllura, askush nuk paraqitej në telefon. Prej aty shkuam në zyrat e dy agjencive që i kanë në Shkup, të cilat po ashtu ishin të mbyllura dhe nuk ishte askush. Në Tetovë ka një agjenci, por inspektori ynë prej atje informoi se edhe ajo është e mbyllur. Nuk mund të kryejmë inspektime të jashtëzakonshme”, deklaroi Huseini.

    Askush, siç tha ai, nuk paraqitet në telefon, as pronari i “Besa Trans”, as dikush nga zyrat.

    “Tani do të dorëzojmë një letër me shkrim dhe do të caktojmë termin që të na pret dhe ta hap zyrën, nëse nuk e pranon letrën, atëherë do të bëhet dorëzimi përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Huseini.

    Lajmi Paraprak

    Berisha, përsëri patericë e Bashës

    Lajmi i rradhës

    Macron reagon ndaj Johnsonit rreth krizës me emigrantët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë