Teodora Gencovska, kandidate për Ministre të Punëve të Jashtme në Bullgari

    Emërimi i Teodora Gencovskës për ministre të Punëve të Jashtme nga radhët e partisë së Slavi Trifonov – “Ka një popull të tillë”, është përpjekja e tretë për ta përfshirë në qeverinë bullgare në më pak se gjysmë viti, analizon “Dnevnik” bullgar. .

    Sipas “vizitatit” zyrtare të shpërndarë nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, Gencovska ka diplomuar për histori bashkëkohore në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohri”, ndërsa më pas ka studiuar në Akademinë Ushtarake “Georgi S. Rakovski”. Ajo ka kryer një sërë trajnimesh shtesë: kurse për politika dhe planifikim në Shkollën e NATO-s në Gjermani; modul strategjik në Kolegjin e NATO-s në Romë, Itali; Trajnim për Marrëdhënie Ndërkombëtare në një akademi ushtarake në SHBA. Ajo ndoqi një kurs të diplomacisë strategjike ushtarake në një bazë ushtarake amerikane, sipas biografisë së saj.

    Ajo ishte kandidate në të dy kabinetet e partisë së Trifonovit – e para, e shpallur çuditërisht një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 korrikut 2021 me kryeministrin Nikolai Vassilev dhe e dyta, e shpallur më pak se një orë para takimit me Presidentin Rumen Radev dhe kryeministrin Plamen Nikolov. . Në të dyja rastet, Gencovska u propozua për ministre të Mbrojtjes.

    Tani emri i saj ka dalë si një drejtuese e mundshme e diplomacisë bullgare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se fëmija juaj është nën peshë

    Lajmi i rradhës

    A e ndihmon Maqedonia e Veriut zhvillimin e blegtorisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë