Tetë javë nuk kanë marrë para, protestojnë shoferët e autobusëve privat të linjës 19

    Fotografia: Ilustruese

    Shoferët e autobusëve privat të linjës 19 në Shkup, përkatësisht Qendër-Çair, deri të dielën nuk do të punojnë nga ora 12.00 deri në 18.00 për shkak se prej javësh nuk kanë marrë para nga Ndërmarrja për komunikacion publik.

    “Tetë javë nuk kemi marrë para… Ata janë para të shpenzimeve. Nuk janë pagesat e përgjithshme”, tha Uzeir Ameti, Shofer linja 19.

    “Ne duam të punojmë por nëse nuk e mbushim me karburant autobusin ai vet nuk shkon, e kjo nuk bëhet pa pare. Prej të hënës nëse nuk na lëshojnë mjete atëherë do ta ndërpresim tërësisht”, u shpreh Hysen Halili, Shofer.

    Drejtori i kompanisë Makekspres – Trans, e cila është përgjegjëse për linjën 19, thotë se nga NKP u kanë premtuar që deri të premten do ta zgjidhin problemin.

    “Në procedurë është verifikimi i nënshkrimit, na u premtua se deri në fund të javës do të mbarohet ajo punë, do t’i mundësohet nënshkrimi dhe do të na paguajnë një pjesë të parave që na kanë hua këtë periudhë”, deklaroi Millorad Dimitrievski, Makekspres – Trans.

    Nga Ndërmarrja për Komunikacion publik thonë se borxhi ndaj transportuesve është trashëguar nga udhëheqësia e kaluar, ndërsa premtuan se deri të premten një pjesë e borxhit ndaj tyre do të shlyhet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Për shkak të llogarisë së bllokuar të komunës së Tetovës, ende nuk janë paguar anëtarët e këshillave zgjedhorë të zgjedhjeve lokale

    Lajmi i rradhës

    Partitë politike reagojnë ndaj fjalimit të Pendarovskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë