Tetori i turbullt i korrupsionit

    Transparency Internacional ka përmbledhur të gjitha ngjarjet që shënuan muajin tetor në lidhje me aferat korruptive dhe luftën kundër korrupsionit. Të parat renditen ndryshimet në Kodin Penal, që sollën vjetërsimin dhe rrethana favorizuese të shtatë proceseve për afera korruptive të zyrtarëve, neglizhenca e pandërshkuar e zyrtarëve që nuk i përgjigjen Antikorrupsionit, gjyqësori që mbetet një plagë kancerogjene e shoqërisë, rritja e rasteve të mitmarrjes, rangimi i Maqedonisë në botë shumë poshtë sa i takon sundimit të shtetit të së drejtës, e të tjera.

    Lidhur ndryshimet në Kodin Penal, barometri përmend rastet dosjet “Fortesa”, “I pushtetshmi”, “Producenti”, “Syri i gjarprit”, ku për të vënët para drejtësisë u krijuan kushte favorizuese.

    “Pas pesë vitesh e nëntë muajsh luftë gjyqësore, prej të cilëve 9 muaj lënda u mbajt në sirtar në Apelin e Shkupit, gozhdat e fundit për vulosjen e çështjes “Target-Fortesa” erdhën direkt nga politika. Fortesa u shemb, Mijalkovi “i padëmtuar”. Antonio Milloshoskit tani nga keqpërdorim i pozitës zyrtare, do të gjykohet vetëm për mashtrim. KP shpëtoi Dimovskin dhe Talevskën në rastin “Producenti. Ndryshimet e KP i sollën rrethana lehtësuese edhe Muhamed Zeqirit”, vërehet ndër të tjera në barometër. Sa i takon mungesës së përgjegjësisë për zyrtarët rasti i parë radhitet kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ndaj të cilit Antikorrupsioni ndërpreu procedurën për ndërtimet pa leje në Çair, pasi Ganiu prej vitesh nuk iu jep informacione lidhur me ndërtimet pa leje në vitet 2011, 2016 dhe 2018. Sa i takon gjyqësorit, barometri konstaton se “nuk respekton rregullat e etikës dhe mbetet një plagë kancerogjene e shoqërisë sonë”. Si rast më flagrant jepet ai i gjykatëses Manev, që u zgjodh kryetare e Gjykatës së Kumanovës.

    Gjatë muajit tetor është rritur numri i raportimeve për ryshfet, ndërsa nga reagimet nga jashtë përmenden rangimi shumë poshtë në Indeksin global të sundimit të së drejtës, apo deklarata e ambasadorit holandez – “Çfarë po bëni veç justifikimeve?! Pse nuk i zbatuat reformat 15 vjet më parë?!”, apo shkrimi në të përditshmen gjermane kushtuar Maqedonisë për keqpërdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal. Po ashtu edhe raporti i GRECO (grupi i shteteve kundër korrupsioni), sipas të cilit Maqedonia është “në përputhje të pamjaftueshme” me rekomandimet e përfshira në Raportin e raundit të pestë të vlerësimit në luftën kundër korrupsionit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RRITJA E MOSHËS SË PENSIONIT NË EUROPË / RMV PA NDRYSHIME

    Lajmi i rradhës

    Grubi kërkon që të niset procedurë penale për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë