Tetova dhe Gostivari, kronika e zezë përplot me raste kur qytetarët kafshohen nga qentë endacakë

    Në Tetovë dhe Gostivar, kronika e zezë vazhdon të jetë përplot me raste kur qytetarët kafshohen nga qentë endacakë. Pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohet për këso raste, ku zakonisht janë qytetarë të moshuar dhe fëmijë. Përderisa qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, janë të tmerruar nga qentë endacak, të cilët i hasim çdo ditë në rrugët e qytetit, ekspertët vlerësojnë se zgjidhja për të kompensuar qytetarët nuk është adekuate, sepse nevojitet trajtim adekuat i qenve endacakë.

    “Kjo është një çështje tashmë shumë e vonuar sepse, komuna nuk ka konsultuar ekspertët se si mund të zgjidhim këtë problematikë. Kanë vendosur kokë më vete, edhe pse mendojnë se kanë bërë një zgjidhje por kjo nuk është ajo zgjidhje adekuate sepse bëhen shumë harxhime, por rezultati është zero. Është dashur që të bëhet strehimore sepse në këtë formë, qytetarët janë të habitur, nuk e dinë se çka ndodh dhe ky është një dështim i radhës. Vetëm me ndërtimin e një strehimore, ata mund të arrijnë që me gjysmën e këtyre harxhimeve që bëjnë, kanë mundur të gjejnë zgjidhje afatgjate”, thotë Rami Hasani, nënkryetar i Odës së Veterinerëve të Maqedonisë së Veriut.

    Sipas tij, zgjidhje afatshkurte nuk ka, por zgjidhja me problemin e qenve endacakë duhet të jetë afatgjate. “Për këtë projekt duhet që të punohet deri në 7 vite që ty problem të kanalizohet. Duhet që të punohet pa u ndalur aspak dhe të ketë realizim gjithnjë problem. Nuk është problem se ka apo nuk ka qen në rrugë, por e rëndësishme është se kur qeni është i steriluzuar, ose I kastruar atëherë nuk bëhet shtimi i tyre. Sepse, qeni që është I trajtuar, pra edhe I vaksinuar ai nuk është i rrezikshëm.

    Nëse komunat, dëshirojnë që të zgjidhin këtë problem, është shumë lehtë I zgjidhshëm. Duhet që të hapet tender ku një kompani në këtë rast një ambulancë e veterinarisë do të merr përsipër që të trajtojë qentë endacakë”, tha Hasani. Ai është shprehur se pritet që muajve të ardhshëm, komunat të hapin tendere për të trajtuar qentë endacakë.

    Gjatë viteve të kaluara, vetëm komuna e Tetovës dhe ajo e Tearcës kishin angazhuar veteriner që merreshin me trajtimin e qenve endacakë. Veterinerët pohojnë se ka ligje në fuqi se si duhet që të trajtohet problemi me qentë endacakë dhe nëse këta ligje respektohen nuk do të ketë probleme, por edhe do të ulej në mënyrë drastike numri i kafshimeve nga qentë endacakë.

    Fillimisht, strehimorja ishte caktuar që të ndërtohet në komunën e Bërvenicës, por pas kundërshtimit të atjeshëm është caktuar që një strehimore të ndërtohet në Komunën e Vrapçishtit, por nuk ka asnjë afat të caktuar se kur do të fillojë ndërtimi. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “BALLKANI I HAPUR” | Taravari: Të rishqyrtohet pozita e Maqedonisë në këtë projekt

    Lajmi i rradhës

    Partitë në Maqedoni duan “drejtësi” për vete!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë