Tetovarët ende po “ngufaten” në ajrin e ndotur edhe pse jetojnë nën rreze të Sharrit

    Fotografia: Nistori

    Mbyllja e Jugohromit dhe deponia ilegale ndihmuan në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë. Megjithatë, matjet e vazhdueshme ende tregojnë praninë e grimcave PM 10 mbi kufirin e lejuar. Në episodën e dytë të serialit “Qytetet e ndotura” zbulohen shkaqet e ndotjes në qytetin që gjendet nën Malin Sharr, Tetovë, shkruan Doma, përcjell Nistori.

    Shkaktarët kryesorë të ndotjes janë objektet e vogla industriale, amvisërit të cilët 90% ngrohen me dru, si dhe trafiku i ngarkuar, mungesa e transportit publik. Billbordi i tharë në qendër të qytetit, i cili duhej të pastronte ajrin e tyre, qëndron si përkujtues se tetovarët duhet të luftojnë shumë për të marrë frymë nga “frutat” nga Sharri i bukur. Ka zgjidhje, por autoritetet nuk kanë kapacitet për t’i zbatuar.

    Arianit Xhaferi është një ndër organizatorët e protestave masive në Tetovë. Ndotja enorme e ajrit nxiti organizimin e popullatës për të luftuar për frymë të re. Sot, gjashtë vite pas protestave, tetovarët ende janë larg nga qëllimi edhe pse kishin rezultat të madh.

    “Nga mbyllja e “Jugohrom” dhe dislokimin e deponisë së egër në Tetovë, sipas matjes zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Tetova ka për 60% më pak ajër të ndotur.

    Fuqia e popullit noton nën interesat e biznesit, por tetovarët e dijnë se ende ka ndotje nga industritë, amvisëritë që ngrohen me dru dhe trafiku i ngarkuar në qytet.

    Kryetari i ri i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njofton se në çdo shtyllë do të vendos matës të ndotjes së ajrit. Nga Ministria e Mjedisit insistojnë që të mos shfrytëzohen të dhënat e këtyre aparateve, sepse masin në metoda të ndryshme nga ajo çfarë është e shkruar sipas Ligjit për ajër, të harmonizuar me Legjislacionin europian.

    “Ajo çka është si detyra jonë e komunës së Tetovës, tashmë punojmë në vendosjen e indikatorëve të matësve të ajrit të ndotur për të parë ku duhet më urgjentisht të intervenohet. Ne do të punojmë në urbanizimin e Tetovës, sepse Tetova 10 vite nuk ka Plan të përgjithshëm urbanistik dhe nuk ka Plane detale urbanistike për të gjithë ndërtesat”, thotë Kasami, përcjell Nistori.

    Një veçori tjetër që e bën Tetovën lider në Maqedoni sa i përket ajrit të ndotur, është numri i madh i automobilave sipas banorëve. Sipas të dhënave të policisë së komunikacionit, në territorin e komunës janë të regjistruara pothuajse 50 mijë vetura. Në qytet, në bazë të ditës hyjnë 5 mijë vetura nga vende të tjera. Problem shtesë është se veturat vijnë nga tre hyrje – nga drejtimi i Jazhincës, Gostivarit dhe Shkupit dhe drejtohen të vijnë në qendër të qytetit, ku nuhatet era e djegur e benzinës.

    Kasami planifikon këtë ta zgjidh me vende të shumta parkimi. Por, eko aktivisti dhe anëtar i partisë politike DOM, Valentin Taseski nuk pajtohet me këtë ide. Ai thotë se kjo gjë do ta kthejë qytetin në një parking të madh. Taseski i propozon pushtetit lokal propozim tjetër, çmimore më të lirë të parkimit, transport publik me çmim të lirëm, oxhaqeve elektrostatike. /Doma/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kriza në Ukrainë, çmimet e naftës në botë më të lartat që nga viti 2014

    Lajmi i rradhës

    ‘HAJT SE BOHET MIRË’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë