Tetovarët përsëri ngelën pa ujë për pije, NPK-ja nuk tregon se kur do të sanohet defekti

    Foto: Ramadan Abdiu

    Një pjesë e qytetit të Tetovës përsëri ka ngelur pa ujë, edhe atë tash 48 orë. Nga Ndërmarrja Publike Komunale potencuan se bëhet fjalë për një defekt në rrjetin e ujësjellësit por nuk treguan se kur pritet të sanohet ky defekt, qytetarët ankohen në rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

    Rreth katër lagje me mijëra banorë në qytetin e Tetovës kanë ngelur përsëri pa ujë për pije, nga NPK-ja informojnë se punonjësit e kësaj ndërmarrje janë në terren dhe punojnë në sanimin e defektit, pa saktësuar se kur pritet të ju kthehet uji qytetarëve.

    “Ju informojmë se sot (25.05.2021),për shkak të një defekti në gypin ф-200, në rrjetin ujësjellës qe furnizon me ujë të pishëm në rrugën G.Delçev do të ketë ndërprerje të ujit deri në përfundim të defektit. Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin” shkruajnë nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) në Fejsbuk.

    Ndryshe, nga fillimi i këtij vitit Tetova po përballet me probleme të ujësjellësit për shkak të defekteve në rrjetin e ri të ujësjellësit, i cili u ndërtua për tu tejkaluar problemet disa dekadëshe me mungesën e ujit për pije. Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike Komunale theksojnë se nuk ka të bëje me defekt të ujësjellësit por për shkak të sasisë së vogël të prodhimit të ujit nga burimet natyrore.

    Lajmi Paraprak

    Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Nderim Nexhipi largohet nga Kukësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë