Nderim Nexhipi largohet nga Kukësi

    Skuadra e Kukësi mbeti pa Ligën Europë këtë sezon dhe së fundmi, klubi është përballur me protesta masive të lojtarëve për mos pagesën në kohë.

    Ditë më parë dhe hera e dytë në pak ditë që futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë revolte, duke qenë unanimë në vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë.

    Kjo situatë e nderë e krijuar, por edhe raportet thuajse të ftohura tërësisht me presidentin Gjici, kanë bërë që edhe drejtori Nderim Nexhipi të jetë drejt divorcit me skuadrën verilindore.

    Gjasat janë që në përfundim të këtij sezoni, edhe me ndeshjen e fundit, drejtori dhe klubi të ndahen mes tyre për të mos e vazhduar më tej bashkëpunimin. Nexhipi është drejtori me jetëgjatë në skuadrën verilindore, për vetë raportet bashkëpunuese që ka pasur si me presidentin ashtu edhe të gjithë trajnerët e njëpasnjëshëm që kanë drejtuar ekipin.

    Lajmi Paraprak

    Tetovarët përsëri ngelën pa ujë për pije, NPK-ja nuk tregon se kur do të sanohet defekti

    Lajmi i rradhës

    Parkingu në Tetovë mbetet premtim parazgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë