Tetovarët shqetësohen nga volumi i lartë i muzikës gjatë ahengjeve festive

    Ahengjet dhe ngjarjet e ndryshme festive të cilat organizohen gjatë sezonit të pranverës dhe verës në lokale apo shtëpi zakonisht shoqërohen me muzikë të lartë. Kjo e fundit shqetëson qytetarët e tjerë. Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi përndryshe do gjobiten.

    SPB Tetovë apelon pronarët e kafeneve, diskove dhe objekteve të tjera të hotelierisë që t’i kushtojnë vëmendje volumit të muzikës që lëshojnë në lokalet e tyre apo grupeve muzikore dhe në të njëjtën kohë u kujton se gjoba për këtë lloj kundërvajtje për personat juridikë varion nga 500 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë (neni 8 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike) dhe nga 200 deri në 500 euro për personat përgjegjës.

    “Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelojnë edhe hotelierët që të miturit të mos i lejojnë qëndrimin në objekte pas orës 24.00 (neni 21 i LKRQP), e as ti servojnë me pije alkoolike, sepse në atë rast pasojnë parashtresa dhe gjoba. Kurse për servimin me alkool të miturit, nga ana tjetër hotelierët mund të ndiqen edhe penalisht”, njoftuan nga SPB Tetovë.

    Nga atje shtuan se kanë intensifikuar dukshëm aktivitetet kontrolluese në objektet hoteliere dhe të gjitha shkeljet që janë konstatuar në to, janë sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Padi penale kundër drejtorëve në “EVN Elektranat”

    Lajmi i rradhës

    Kripa e bardhë e tavolinës apo roza e himalajeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë