Padi penale kundër drejtorëve në “EVN Elektranat”

    Drejtoria e Policisë Financiare deri te Prokuroria Publike Themelore-Shkupi ngriti padi penale kundër 7 personave fizikë. Dy prej tyre janë drejtues në EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJ Shkup, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale – mashtrim.

    Rasti me shitjen joligjore të parcelave për ndërtim të centraleve fotovoltaike ishte publikuar në nëntor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila është lidhur një javë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, kur EVN Elektranat, për çmim shumë më të lartë se ai real, ka blerë të paktën 7 parcela në rajonin e Dellçevës me qëllim që EVN-ja të ndërtojë centrale fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkodran Tolaj i ‘paprekshëm’, Ministria e Kulturës nuk i kërkon përgjegjesi

    Lajmi i rradhës

    Tetovarët shqetësohen nga volumi i lartë i muzikës gjatë ahengjeve festive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë