Tetovë, qentë endacakë një problem pa zgjidhje

    Dje tre qytetarë kanë raportuar në policinë e Tetovës kafshime nga qen endacakë, ndërsa sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale ka pasur disa raste të tilla. Raportimet në polici janë vetëm në një rrugë.

    “Në periudhën prej orës 16:30 deri në ora 17:45 regjistrojmë tre raportime për kafshime nga qen endacakë të ndodhura në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë. Raportimet janë nga një 40 vjeçar nga Tetova, një grua 23 vjeçare nga Belovishtja dhe një 41 vjeçare nga Neraste”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB të Tetovës.

    Gjatë vitit 2021, SPB Tetovë ka regjistruar 112 kafshime qensh në rajonin e Pollogut dhe më shumë se gjysma janë në rajonin e Tetovës. Vetëm në janar dhe shkurt janë raportuar dhjetra raste të tilla.

    Lajmi Paraprak

    Drejtuesit e Manchester United mendojnë transferimin e tre mesfushorëve të rinj

    Lajmi i rradhës

    Turistët nga Shqipëria vazhdojnë të jenë besnikë të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë