Tetovë, shumë probleme për personat me nevoja të posaçme

    Personat me aftësi të kufizuara fizike përballen çdo ditë me barriera infrastrukturore, si në rrugë ashtu edhe në shumicën e institucioneve. Mungesa e infrastrukturës është problem që këta persona të arrijnë më lehtë për të marrë shërbimet e tyre, sepse disa institucione ndodhen brenda në ndërtesa në kate të larta që për këta persona është e pamundshme të arrijnë. Kërkesat e tyre kanë qenë të shumta por shumë pak institucione kanë rregulluar qasje për këtë kategori.

    Nga Shoqata “Mobiliteti” thonë se shumë pak institucione e kanë adaptuar infrastrukturën që këta persona të kenë qasje më të lehtë për të kryer nevojat e tyre. Krahas kësaj, problem në vete është se qasja edhe nëpër shkolla nuk është e rregulluar me infrastrukturë adekuate.

    “Shumë pak institucione kanë infrastrukturë adekuate, shkollat nuk janë përshtatur si duhet. Nëse duam që të kemi arsim të detyrueshëm fillimisht duhet që shkollat të përgatiten dhe të kenë kushte të përshtatshme. Duhet që shkollat në të gjithë aspektet duhet të jenë inkluzive për të gjithë fëmijët”, thotë Velibor Jakimovski nga Shoqata “Mobiliteti”.

    Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara fizike ankohen për procedurat e ndërlikuara për marrjen e pajisjeve ndihmëse ortopedike. “Fondi i mbulon këta pajisje ndihmëse, por gjithçka është me disa kufizime, ka shumë paqartësi dhe për fat të keq nuk shihet gjendja reale e këtyre personave. Ne përkushtohemi që të mundësohen pajisje ortopedike për personat që kanë nevojë për ndihmë dhe të mos ketë kufizime me disa faktorë. Prandaj nuk duhet të ketë pengesa që këta person të qëndrojnë në shtëpi shkaku se nuk kanë kushte adekuate”, tha Daniela Gosheva, përfaqësuese e Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara fizike.Personat me nevoja të veçanta deri diku janë të pranuar në shoqëri por u mungojnë kushtet elementare që edhe ata të ndjehen pjesë e barabartë e shoqërisë.

    Ndryshe, personat me nevoja të veçanta në Tetovë, të cilët dëshirojnë që të merren me sport, nuk kanë kushte të mjaftueshme. Ata janë të diskriminuar nga institucionet të cilët kanë krijuar ambiente sportive por jo edhe për personat me nevoja të veçanta. Në Tetovë mungojnë hapësirat adekuate për këta persona, nuk ka fusha sporti të përshtatura ku ata do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive. Këta persona kanë nevojë që të kyçen edhe në aktivitete sportive, pasi që deri më tani përveç arsimit inkluziv në drejtim të avancimit në aspektin sportiv nuk është bërë mjaftueshëm. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SHUMË PROTESTA / Pakënaqësi gjithandej!

    Lajmi i rradhës

    Gara me koalicione ndëretnike përjashton nacionalizmat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë