SHUMË PROTESTA / Pakënaqësi gjithandej!

    Sipas zyrtarëve administrativë në drejtësi, prokurori dhe shëndetësi, Qeveria nuk e kupton problemin që paga minimale e shkakton tek ata. Për këtë arsye, zyrtarët e këtyre institucioneve po vazhdojnë ende të protestojnë.

    Në organizatat rajonale të Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare për protestën e së premtes, në tri lokacione në Shkup: para Parlamentit, Qeverisë dhe përballë Ministrisë së Drejtësisë. Në dyert e Qeverisë po trokasin pesë protesta: punonjësit e shëndetësisë, administrata në gjykata dhe prokurori, punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe punonjësit e Avokatit të Popullit do të dalin së bashku në rrugë, ndërsa ajo e pensionistëve ka tashmë kohë që ka filluar.

    Derisa revolta shpërtheu në rrugë, Qeveria disa herë lajmëroi por nuk ua zvogëloi pagat mbi 1200 zyrtarëve, të cilat në fakt u rritën për 78 për qind, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga marsi i këtij viti – që është një motiv shtesë që sektori publik të luftojë për të ardhura më të larta. Kryeministri Dimitar Kovaçevski para një muaji tha sërish se po kërkohet mënyra për ta bërë këtë. Deklarata e tij e fundit ishte se brenda një ose dy javësh do të ketë një zgjidhje ligjore funksionale por ka kaluar një muaj dhe zgjidhja nuk është gati.

    Deri më tani nuk ka informacion konkret për paketën e shpallur për tre muaj – masa për kategoritë vulnerabël që duhet të mbulojë edhe një pjesë të pensionistëve. Një zgjidhje që do të rregullojë masën e pensionit minimal vështirë se do të miratohet deri në fund të këtij muaji.

    Në Propozim-buxhetin për vitin 2024 parashikohen mjete për pagesën e pagave më të larta për administratën publike dhe për pensione më të larta, por në përputhje me zgjidhjen e përcaktuar sistematike. Qëndrimi i sindikatave dhe pensionistëve është se Qeveria vazhdimisht i injoron kërkesat e tyre.

    Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) janë rreth 800 të punësuar dhe është institucioni me buxhetin më të madh në vend. Ata kërkojnë rritje të pagave nga 7.500-10.000 denarë në muaj. Ata punojnë për pranimin dhe pagesën e pushimit mjekësor, rimbursimet e barnave dhe mjeteve ndihmëse ortopedike, sigurimet shëndetësore. Të njëjtën kërkesë kanë edhe punonjësit e Avokatit të Popullit të cilët thonë se të ardhurat e tyre mujore aktualisht janë shumë prapa pagave të organeve të tjera të pavarura rregullatore dhe punonjësve të administratës në përgjithësi.

    “Kur u themelua institucioni në vitin 1998, pagat e shërbimit profesional ishin të barabarta me koeficientin e gradës së gjyqtarëve të Gjykatës Themelore, që do të thotë se në të kaluarën shteti kishte një ndjenjë më të madhe për rëndësinë e këtij institucioni si mbrojtës i të drejtave të qytetarëve,” tha Marjan Ponjaviç, kryetar i organizatës sindikale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kush me kë në zgjedhje?

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, shumë probleme për personat me nevoja të posaçme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë