Tetovë, transporti publik pritet të fillojë në fund të muajit të ardhshëm

    Edhe pse po premtohet prej dy muajsh se së shpejti do të fillojë qarkullimi i autobusëve nëpër qytet, një gjë e tillë nuk do të ndodh deri në fund të muajit të ardhshëm.

    Mosfillimin me punë të ndërmarrjes së transportit të Tetovës, kreu i komunës, Bilall Kasami e arsyeton me problemet me të cilat është përballur ndërmarrja gjatë themelimit, por dhe punësimet e bëra pa mos respektuar aspak Ligjin e transportit publik.

    “Është vështirë t’i sqarosh opinionit se në Tetovë, kanë qarkulluar autobusë të një kompanie fantom. Pra, nuk ka pasur plotësim të kushteve bazë ligjore, e që tani jemi në implementim të këtyre rregullativave, që nënkupton regjistrimi i kompanisë, punësimet, marrjen e licencave adekuate, regjistrimin dhe sigurimin e autobusëve dhe udhëtarëve, pra kushte elementare që kjo ndërmarrje të funksionojë në shërbim të qytetarëve”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Kasami tha se kompletimi i ndërmarrjes, megjithatë nuk varet vetëm nga pushteti lokal, por edhe nga institucionet qendrore. Sipas tij vozitësit e autobusëve nuk kanë qenë të pajisur as edhe me licenca përkatëse nga Ministria e Transportit.

    “Nuk varet gjithçka nga komuna e Tetovës, pra kemi në këtë rast punësimin e shoferëve dhe të tjerëve që fillimisht është varur nga sistematizimi sepse nuk ka pasur sistematizim dhe është dashur të shkoj në ministrinë e administratës të miratohet dhe tash në fazën tjetër ka procedura që po ashtu dnërlidhenm me leje licenca që duhet ti marrin në institucionet qendrore, shoferët duhet të marrin lejet në Ministrinë e Transportit, pra janë shumë gjëra që nuk i ka pasur ndërmarrja edhe pse ka pasur autobusë në rrugët e Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Transporti publik në Tetovë që pritet të rinis funksionimin në fund të muajit maj, do të jetë me çmime të reja më të ulëta për studentët dhe nxënësit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon te fëmijët imponimi i ushqimit

    Lajmi i rradhës

    Komuniteti rom nuk gëzon të drejtat themelore të njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë