Teuta Arifi: Agjenda e gjelbër nënkupton cilësi më të mirë të jetës për qytetarët e Tetovës

    Sot para mediumeve, keshilltarëve dhe aktivistëve të BDI-së Teuta Arifi prezantoi agjendën e gjelbërt për një Tetovë të gjelbërt dhe një jetë më të mirë. Përndryshe sot është dita e tretë e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, njofton Nistori.

    Arifi theks të veçant vendosi në transportin publik ku konsideron se nëpërmjet transportit publik qytetartët do të mund të kursejnë harxhimet e tyre ekonomike poashtu dhe nëpërmjet kësaj ne do mund të ruajmë dhe ambientin nga djegiet e derivateve të naftës gjegjësisht nga veturat.

    “Nga takimet që kemi bërë me qytetarët kemui arritur të kuptojmë se poashtu interesimi dhe kërkesa është që vijat e transportit publik të zgjerohen në hapësira sa më të mëdhaja dhe ne kryesisht analiza jonë është që tendenca do të jetë e gjithë zona e komunës të jetë e mbuluar me transportin publik, ku kemi pikat filletare nga Reçica e Madhe deri në fund të fshatit Xhepçisht” deklaroi Teuta Arifi.

    Arifi poshtu tregoi për projektet që janë realizuar dhe do të realizohen në të ardhmen në vendet malore komunës së Tetovës, projekte kundër vërshimeve. Ndërlidhje e zonës urbane me atë rurale të bëhet me transport publik që qytetarët të kryejnë shërbimet dhe nevojat e tyre nëpërmjet transportit publik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e dytë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Si të përdorni Aloe Verën për problemet me lëkurën e fytyrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë