Thaçi: në rast se nuk fiton fronti europian, mund të kemi konflikt ndëretnik

    “ËSHTË HERËT TË THEMI NËSE DO TË JEMI ME NJË LISTË ME BDI-në DHE ASh-në”

    Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili është edhe pjesë e koalicionit qeveritar, është i bindur se fronti evropian do të fitojë zgjedhjet dhe vendi do të vazhdojë rrugën proevropiane, pasi beson se VMRO – DPMNE pas rezultateve të zgjedhjeve do të votojë ndryshimet kushtetuese.

    Thaçi gjatë emisionit Klan Debat ka kritikuar retorikën e kohës së fundit të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski për të cilin thotë se, ka rikthyer fjalorin e viteve të 90-ta dhe se, shqiptarët sipas tij, do ta dënojnë këtë fjalor.

    Duke parashikuar se çfarë mund të ndodhë në rast se nuk fiton fronti evropian, Thaçi nuk përjashtoi mundësi që të shpërthejë një konflikt ndëretnik në vend.

    “As nuk dua ta çojë mendjen andej. Vërtetë kompromisi jonë historik i kësaj elite politike të shqiptarëve, me të gjitha të mirat dhe të këqijat, duke filluar nga Rugova e deri më sot, është bërë vetëm për shkak se neve na kanë bindur se do të jemi përfundimisht pjesë e civilizimit perëndimor dhe ne kemi ulur kokën dhe i pranojmë këto kompromise dhe pranojmë kësi maltretimesh se, përndryshe nuk ka kuptim”, tha Menduh Thaçi.

    I pyetur nëse PDSh dhe ASH do të jenë në lista të përbashkëta me BDI, ai tha se është herët të konkretizohet nëse do të jenë pjesë e kësaj liste.

    “Unë jam për ta vazhduar bisedën, por për të mbërritur te koalicioni janë dy çështje thelbësore, programi dhe ndarja e interesave. Sa i përket të tjerëve që ju i përmendni, unë s’kam punë me ta, me ata bisedon Aliu. Unë nuk jam treguar asnjëherë kureshtar, as se kam pyetur se çfarë bën me ata.”, tha Thaçi.

    Duke komentuar nominimin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi për kryeministër të Qeverisë teknike, Thaçi tha se arsyeja kryesore, që Xhaferi është kandidat për kryeministër, është që të shmanget mundësia që shqiptarët të drejtojnë me tre pozitat kryesore në shtet pas zgjedhjeve, në rast se presidenti i ri nuk do të kishte mundësi për ta bërë betimin në Kuvend me çka kryeparlamentari do ta ushtronte detyrën e Presidentit.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: korrupsioni në RMV ka prekur çdo sektorë

    Lajmi i rradhës

    Zaevi mbron Angjushevin: ka punuar mirë në qeverisjen time

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë