Thaçi: PDSh e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

    Menduh Thaç, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) / Fotografia: Nistori

    Thaçi: Është pozitive që BE-ja nuk ia hap rrugën e integrimeve Shqipërisë, ndryshe për Maqedoninë do të ishte fatale

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një mbledhje partiake në Tetovë, tha se është pozitive fakti që BE-ja nuk ia hap rrugën e eurointegrimeve Shqipërisë, sepse në të kundërt, Maqedonia e Veriut do të ngeleshe mbrapa dhe kjo do të ishte fatale për vendin tonë, raporton Nistori.

    “Për dallim prej shumë politikanëve shqiptarë që e karakterizojnë si mangësi dhe bllokimin në proceset integrues të Bashkimit Evropian të Shqipërisë, unë e quaj shumë pozitive, për ne shqiptarët e Maqedonisë. Unë mendoj se qendrat e vendosjes në Perëndim nuk ia hapin rrugën Shqipërisë gjer sa nuk do ta hapin edhe për Maqedoninë. Kjo do të ishte fatale, sepse nëse kjo ndodh, atëherë do ta ndjenin veten si fëmijët të cilët ngelin në oborr në mbrëmjen e zymtë”- tha Thaçi.

    Thaçi: Jemi të përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

     Thaçi, në një takim me strukturat e partisë tha se partia e tij është e përgatitur që të konkurrojë.

    “Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, mendoj se është shumë herët të flasim, por ne jemi të pagatitur që të konkurrojmë”, tha Thaçi.

    Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni/ Thaçi: Kosova nuk e ka komoditetin e ndërhyrjeve politike

    I pyetur për pjesëmarrjen apo mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se nuk she asgjë të keqe që një parti nga Kosova apo Shqipëria mbështet një parti politike në vendin tonë, por jo në rastin kur ajo parti është në pushtet. Ai tha se duhet bërë shumë kujdes, pasi në këtë mënyrë mund t’u jepet alibi implikimeve të Serbisë dhe Rusisë te partitë maqedonase dhe Kosova nuk e ka këtë komoditet duke parë rrethanat në të cilat ndodhet.

    “Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri, të ketë mbështetje për një tjetër parti. Por është precedan i keq kur ajo parti është në pushtet. Duhet pasur shumë pretekst apo alibi implikimeve të Serbisë, të Rusisë, në organizimin politik te partitë maqedonase, nëpërmjet këtij implikimi që po mundohet qa ta bëjë dikush. Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë”, shtoi Thaçi.

    Thaçi: Nuk është problem kryqi në Kodrën e Diellit, por politika sllave e përdor si markus të territoreve

    Thaçi, në një mbledhje partiake në Tetovë, tha se nuk është problem vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, por se politika sllave e përdor si markus të territorit etnik dhe jo si çështje fetare.

    “Nuk është problem vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, problemi është se maqedonasit duan të na rikthejnë në një hulli shumë negativ politik, se ne jemi myslimanë dhe na interesojnë të drejtat e myslimanëve, jo, këtë nuk mund ta bëjnë. Kryqi te politika sllave përdoret si markus i territorit etnik, jo si çështje fetare. Shqiptarët kanë 3-4 fe, nuk i kanë këto probleme”, potencoi Thaçi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bisedime për front të gjerë europian!

    Lajmi i rradhës

    Si dështoi “Kosova në Europian” dhe ç’duhet bërë tash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë