Thaçi përsëri i pari i PDSh-së | “Detyra dhe obligimi ynë është të përforcojmë partinë”

    Nën moton “Mirëqenie, Siguri, Përparim”, Partia Demokratike Shqiptare sot ka mbajtur kongresin e VIII-të të radhës. Menduh Thaçi është rizgjedhur kryetar i partisë. Ai i vlerësoi të suksesshme punimet e kongresit dhe gara e tij për të parin e partisë nuk ishte me kundërkandidat, shkruan Nistori.

    “Përfunduan punimet e kongresit të PDSh-së, vlerësoj se me sukses. Pjesëmarrja ishte e duhur, 515 delegatë, ndërsa 507 ishin prezent. Kandidatura ime ishte e propozuar nga mbi gjysma e delegatëve të kongresit. Fatkeqësisht nuk pati kundër kandidat dhe pse jam munduar të jap kontributin tim, por nuk deshta në masë të tillë ta ironizoj situatën, se unë nxjerr kundër kandidat për ta mund. E pranova këtë detyrë. Sigurisht, gjithmonë duke u thënë edhe bashkëpunëtorëve, do të mundohem që kjo të mos jetë e limituar katër vjet, nëse ne arrijmë t’i krijojmë kushtet. Detyra dhe obligimi ynë është ta përforcojmë partinë, t’i lëvizim çështjet përpara dhe pastaj është lehtë për t’u rinovu edhe postet në pozitë.” – deklaroi Thaçi para medias.

    I pyetur nga Nistori se cili është komenti i tij për kumtimin se Aleanca për Shqiptarët i ka ndërprerë bashkëpunimet me VMRO-DPMN-në, si pasojë e incidentit të djeshëm gjatë protestave ku vëllai i një prej eksponentëve të ASh-së me detyrë drejtor në Ndërmarrjen e Higjienës Komunale shtiu me armë zjarri, ndërsa ky i fundit u shkarkua nga detyra nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

    “Nuk është keq, mirë është. Gabimet trashanike, fatale që i kanë bërë, duhet të rikthehen, të reflektojnë se, pasojat mund të jenë shumë të mëdha. Për ata unë nuk e kam gajle, për udhëheqësit, mirëpo pasojat mund të jenë të mëdha për një pjesë të mbështetësve të tyre. Mirë, rrugë e mirë, kështu duhet.” – përgjigjet Thaçi.

    Ai komentoi edhe ngjarjet e fundit, përkatësisht tensionet e fundit në protestat që i organizon opozita maqedonase ndaj propozimit francez për kontestin e RMV-Bullgari. Sipas Thaçit, Bilalli dhe Ziadini nuk kanë kapacitete për të inskenu situata të këtilla, por skenaristët e mëdhenjë janë Rusia, Putini. Thaçi u bëri thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të qetë në situata të këtilla dhe të jenë të kujdesshëm që mos të jenë argument për bllokimin e rrugës euroatlantike.

    Njëkohësisht u miratua edhe rezoluta nëpërmjet të cilës Partia Demokratike Shqiptare obligohet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar nenin kushtetues në të cilin parashihet që “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, të zëvendësohet me “Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në RMV”. Në kongres u zgjodh edhe kuvendi qendror i PDSh-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë krizat që rrëzuan Boris Johnsonin

    Lajmi i rradhës

    Rusia avancon drejt Slovianskut, Putin paralajmëron ofensivë më të madhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë