Rusia avancon drejt Slovianskut, Putin paralajmëron ofensivë më të madhe

    Të enjten, forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre në rajonin lindor të Donbasit, pasi Kremlini paralajmëroi se fushata ushtarake “nuk kishte filluar ende seriozisht”.

    “Të gjithë duhet ta dinë se në parim ne ende nuk kemi filluar ndonjë gjë serioze në Ukrainë, në të njëjtën kohë nuk po refuzojmë as bisedimet e paqes. Por ata që refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojmë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne”, tha Putin.

    Një sulm ajror rus në qytetin industrial lindor të Kramatorskut shkaktoi të paktën një viktimë dhe disa të tjerë u plagosën më herët gjatë ditës, ndërsa rusët kërkojnë të marrin kontroll të plotë të rrethinave përreth Donbasit.

    Ministria e mbrojtjes ruse konfirmoi se ditën e enjte sulmoi Ishullin e Gjarpërinjve në Ukrainë, disa ditë pas tërheqjes së vullnetshme, siç pohoi “për t’i lënë rrugën e lirë kalimit të anijeve me mallra në Detin e Zi”. Moska njoftoi se bombardimet shkaktuan dëme të konsiderueshme.

    Në rajonin e Donetskut, qyteti i Slovianskut është objektivi tjetër i forcave ruse si pjesë e planit të tyre për të marrë në kontroll të gjithë luginën e Donbasit, gati katër muaj e gjysmë pasi ata pushtuan Ukrainën.

    Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se nëse Perëndimi dëshiron të mposhtë Rusinë në fushën e betejës, ai është i mirëpritur ta provojë.

    “Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të thuash, le ta provojnë. Kemi dëgjuar shumë herë që Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, tha Putin në fjalimin televizive drejtuar liderëve parlamentarë të Dumës ruse. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Thaçi përsëri i pari i PDSh-së | “Detyra dhe obligimi ynë është të përforcojmë partinë”

    Lajmi i rradhës

    PROTESTA KUNDËR PROPOZIMIT FRANCEZ | Prej sot bllokadë në gjithë shtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë