Thaçi: shpresoj që edhe këto zgjedhje të jenë demokratike

    Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, e ka realizuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e sotme.

    Ai i ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje në mënyrë masive, përcjell Nistori.

    “Shpresoj që edhe këto zgjedhje do të jenë demokratike dhe nuk do të kemi probleme. Shpresoj në dalje masive, ata e dijnë se sot vendoset 4-vjeçari dhe jo për një ditë”, tha Thaçi.

    Ndërsa i pyetur nëse ka votuar edhe në zgjedhjet presidenciale, Thaçi tha se nuk dëshiron ta thyjë heshtjen parazgjedhore, duke shtuar se qëndron pas vendimit të Frontit Europia, të cilët i ftuan qytetarët të vendosin vetë se si do të veprojnë në zgjedhjet presidenciale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dalja në zgjedhje, sa është dallimi në mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Konferencë e jashtëzakonshme e KShZ-së: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë