Thaçi: Taravari e Kasami u bënë kryetarë komunash me votat e VMRO-së dhe Levicës

    Menduh Thaç, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në Klan Macedonia tha se PDSh dy herë e ka përkrahur BDI-në në zgjedhje lokale, ndaj bashkëpunimi i partisë së tij me Frontin Europian është i duhuri.

    “Kam pritur që kritikohem për koalicionin tonë me BDI-në, me Frontin Europian. Mirëpo kësi bashkëpunime ka pasur edhe në Gjermani, edhe në Greqi edhe në Kosovë. PDSH-ja dy herë në zgjedhje lokale e ka mbështetur BDI-në, ka qenë përkrahje e hapur dhe transparente. Kjo PDSH është vendimarrëse në këto qeveri, sepse ju e dini që kur u bë numri 60, u bënë 61. Pas zgjedhjeve presidenciale pres që te fillojmë t’i nxjerrim ato programet parlamentare, ta dikutojmë çështjen e kushtetutës, të diskutojmë për ekonomi, të dikustojmë për oferta konkrete e jo gjithmonë për tema për tërë Ballkanin”, tha Thaçi.

    Ai shtoi se nuk mund ta akuzojnë atë për lista të zeza persona që kanë qasje familjare në korrupsion masiv.

    “Opozitën në këto zgjedhje e kam të rrejshme. Izeti i ngatërron gjërat, ai ka qef të më lidh me lista të zeza në këto listat modern për korrupsion, kjo është e qartë. Babai i Izet Mexhitit, ështe i arrestum në vitin 2007 për korrupsion masiv. Izeti erdhi te unë t’I them Sasho Mijallkovit dhe Gruevskit t’i them të bëjnë diçka. Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu, ka kërkuar ndihmë për bashkëshorten e tij për shkak të diplomës fallco”, deklaroi Thaçi.

    Thaçi: Taravari e Kasami u bënë kryetarë komunash me votat e VMRO-së dhe Levicës

    Thaçi deklaroi se nuk mund në Maqedoni të formohet qeveri mono-etnike pa shqiptarët, pavarësisht se këtë e kërkon kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    “Nuk mund të krijohet qeveri mono-etnike pa shqiptarët, vendi ka krizë politike e këta po flasin për diçka që s’mund të ndodh. VMRO-ja i ka quajtur shqiptarët në qeverisje fundrrina, mirëpo jo edhe Izetin, Taravarin e Kasamin, jo, këta janë djelmosha të mirë”.

    Thaçi tha se Kasami dhe Taravari u bënë kryetarë komunash me votat e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës.

    “Taravari i cili udhëheq me komunën e Gostivarit edhe Kasami me Tetovën kanë fitur në zgjedhje lokale me ndihmën e votave të VMRO-së. dhe Levicës Sepse në atë zonë, VMRO është në epërsi 7 me 1 karshi LSDM-së, e dërmon LSDM-në”, shtoi Thaçi. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Banka Popullore – FMN: denari është stabil, inflacioni nën kontroll

    Lajmi i rradhës

    Taravari në Zvicër: RMV është para një udhëkryqi, po del se albinizmi garon ndaj vuçizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë