Thuhet se është shoferi më i vjetër në botë, 90 vjeçari nga Anglia: Punoj 12 orë në ditë

    Brian Wilson nga Sheffield, Britani të Madhe, filloi karrierën si shofer kamioni në vitin 1953.

    90-vjeçari për të cilin thuhet se është shoferi më i vjetër i kamionit në botë, akoma çdo mëngjes zgjohet në ora 4 të mëngjesit dhe punon 12 orë në ditë si shofer kamioni, transmeton Telegrafi.

    Ai vozit në destinacione të ndryshme nëpër Britani të Madhe. Çdo vit duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të dëshmuar se është i sigurt prapa timonit, kështu ndodhi edhe këtë vit.

    Brian kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, që do të thotë se edhe për një vit mund të punoj punën që e do shumë.

    Pas kontrolleve mjekësore tha se i vjen mirë që nuk duhet të heq dorë nga profesioni i shoferit të kamionit.

    “Nëse ndihem mjaftueshëm ‘fit’, do të vazhdojë edhe pse jam në këto vite. Çdo vit duhet t’i nënshtrohem ekzaminimeve mjekësore dhe më vjen mirë që i kalova me sukses”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Personazhi “Humpty Dumpty” vezë apo? Shumë njerëz e konsiderojnë atë një metaforë

    Lajmi i rradhës

    Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë