Personazhi “Humpty Dumpty” vezë apo? Shumë njerëz e konsiderojnë atë një metaforë

    Pak ditë më parë, shkrimtarja britanike Holly Bourne shkroi në Twitter, për të argumentuar se personazhi i këngës për fëmijë “Humpty Dumpty” nuk është në fakt një vezë.

    Kjo shkaktoi një stuhi komentesh në Twitter, ku shumë pyesin se çfarë mund të jetë. Shumë besojnë se është një metaforë për një top, pasi kënga u shkrua menjëherë pas Luftës Civile angleze, transmeton Telegrafi.

    “Kush vendosi që Humpty Dumpty të jetë një vezë? Nuk është në tekst, dhe të vendosësh që është një vezë gjigante, është një kërcim mjaft i rastësishëm për dikë, dhe të gjithë të tjerët do të thonë, po, një vezë gjigante në mur, sigurisht”, ka shkruar shkrimtarja Bourne.

    Shkrimtari i shekullit të 19-të, Lewis Carroll mendohet të ketë qenë i pari që vizatoi Humpty Dumpty-n si të tillë, megjithëse kënga u bë e njohur që nga fillimi i shekullit të 17-të.

    Për shkak të kësaj, njerëzit menduan se ishte thjesht një këngë për fëmijë me një vezë si personazhin kryesor. Përshkrimi ka vazhduar gjatë shekujve, por nuk ka vezë në vargje. Besohet se shkrimtari e përdori vezën si metaforë.

    “Humpty Dumpty ishte ulur në mur, Humpty Dumpty pësoi një rënie të madhe. Të gjithë kuajt e mbretit dhe të gjithë njerëzit e mbretit nuk mund ta ‘montonin’ Humpty”, thuhej në tekst.

    Diskutimi në Twitter në një moment tërhoqi mbi 450 mijë shikime, me disa që e falënderuan atë për tërheqjen e vëmendjes ndaj këngës së pakuptimtë të fëmijëve.

    Autorja shtoi se ushtria nga kënga nuk do të humbiste kohë për një vezë të thyer, ndërsa kundërshtarët janë afër.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Nuk mund të jemi vetëm deklarativisht për në BE, ndërsa të mos e mbajmë përgjegjësinë politike

    Lajmi i rradhës

    Thuhet se është shoferi më i vjetër në botë, 90 vjeçari nga Anglia: Punoj 12 orë në ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë