Tilev: nëse nuk i miratojmë ndryshimet kushtetuese, Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin për në BE

    Tilev: Nëse nuk i miratojmë ndryshimet kushtetuese, Maqedonia do të “ngrijë” në negociatat për anëtarësim në BE, Shqipëria do të vazhdojë tutje

    Këshilltari shtetëror në Sekretariatin për Çështje Europiane, Dragan Tilev në TV21 deklaroi se në rast se vendi nuk i miraton ndryshimet kushtetuese, atëherë Maqedonia e Veriut do të “ngrijë” në bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa Shqipëria do të vazhdojë tutje e vetme në rrugëtimin europian, përcjell Nistori.

    “Nëse ne nuk e plotësojmë…me të vërtet askush deri tani nuk e ka pasur këtë kusht, atë kusht politik shtesë, mund të mos jemi të kënaqur, nuk jemi të lumtur rreth kësaj, por ka ndodhur dhe kjo është realiteti, unë si zyrtar shtetëror duhet ta shoh në këtë aspekt, atëherë ne do të “ngrijmë” në negociata, jo në procesin, në reformat, por në negociata. Do të duhet të presim situatë kur do të gjendet zgjidhje për pengesën e tillë, ndërsa Shqipëria do të vazhdojë tutje edhe pse edhe ata kanë probleme të caktuara, kanë për momentin një lloj bllokade nga Greqia, nëse atë problem e tejkalojnë, ata tutje do të vazhdojnë bisedimet sipas trajektores që është paraparë në korrnizën e tyre të negociatave”, tha Tilev.

    Tilev: Pas Agjendës 2000, tani kemi Agjendën 2030! Europa e interesuar për të absorbuar vende të reja anëtare

    Për herë të parë pas vitit 2000, Europa është e interesuar seriozisht për reforma brenda vetes në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj, u shpreh Dragan Tilev. Këshilltari shtetëror në Sekretariatin për Çështje Europiane thekson se nuk ka asnjë dilemë që tani duhet të krijohet konsensus i gjere në skenën politike në vend, në të kundërtën do të ketë pasoja negative për ekonominë dhe pozicionin tonë si shtet në rajon.

    “Për momentin kemi një situatë, që është e pakrahasueshme me të tjerat situata, përveç se me vitin 2000. Agjenda 2000, për shkak se jam gjatë në proces, që nga viti 1996, e mbaj mend në Agjendën 2000, atëherë kur BE-ja tha; riformohemi, që të pranojmë anëtarët e rinj. Nga atëherë e deri më sot, reformat në BE janë vetëm temë diskutimi, por asnjëherë nuk kanë ndodhur. Në këtë moment kemi aso atmosfere, pas luftës në Ukrainë, pas luftës tani në Izrael, respektivisht Palestinë, pas këtyre ndodhive, për shkak të anomoziteteve që janë krijuar në planin gjeopolitik edhe me Kinën edhe me Rusinë, kemi situatë ku unë do të them, Agjenda 2030”, tha mes tjerash Tilev. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vajzat në RMV nuk vaksinohen me HPV, shkak mitet dhe stereotipet, të pambështetura shkencërisht

    Lajmi i rradhës

    Rënia dhe ngritja e urës ikonike të Mostarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë