Todorov: VMRO-DPMNE përfitoi nga ndryshimet e KP

    Nikolla Todorov / Fotografia nga arkivi

    VMRO-DPMNE nuk i pengoi ndryshimet në Kodin Penal sepse përfiton prej kësaj tha ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e kësaj partie Nikolla Todorov në emisionin “Analizë 21” me Borjan Jovanovskin.

    “-VMRO-ja nuk e pengoi këtë.
    Sepse ka edhe anëtarë të tyre që kanë përfituar prej kësaj?!
    -Tani duhet të jemi të sinqertë deri në fund apo jo? VMRO-ja nuk e ndaloi edhe pse mori pjesë në seancë”, tha Nikolla Todorov, ish-ministër i Shëndetësisë.

    Grindjen mes Gruevskit dhe Mickoskit e sheh si të panevojshme.

    “Shiko, unë mendoj se…mund të mos kem ndonjë informacion, po vë “gardh” në lidhje me këtë situatë, por mendoj se Mickoski ka gabuar që e ka sulmuar fillimisht Gruevskin. Nuk mendoj se Gruevski do të ishte i pari që do ta sulmonte Mickoskin, aq më pak do të sulmonte VMRO-në”, shtoi Todorov.

    Todorov gjithashtu tregon se Gruevski është i zemëruar me Mickoskin.

    “-Nikolla është shumë i zemëruar. Unë e shoh atë. Ai është mjaft i zemëruar me të.

    -Si e vlerësoni këtë?
    -Sipas postimeve që i publikon”, tha Todorov.

    Nga studio e TV21 Todorov i dërgoi mesazh Mickoskit.

    “Mendoj se Mickoski nuk ka nevojë për këtë tani. Ai ka përparësi në sondazhe. Ai e ka hapur rrugën drejt fitores në një farë mënyre. Vazhdo në atë rrugë. Më e rëndësishmja, mundo LSDM-në. Pra, nëse ke diçka, thirre në telefon. Nikolla a është e vërtetë kjo?”

    “Në kushte kur Gruevski e sulmonte përditë LSDM-në, nuk kishte nevojë që ai të shkonte i pari në një betejë të tillë, nëse kishte ndonjë informacion dhe dëshmi, atëherë mund t’i mbante”, tha Todorov.

    Ai i sheh ndryshimet kushtetuese si viktimë të rezultatit zgjedhor, sepse partitë më shumë mendojnë për rezultatin e zgjedhjeve sesa për të ardhmen e Maqedonisë drejt BE-së.

    “-A do të kthehet Nikolla Gruevski në vend?
    -Nuk e di këtë. Unë nuk e di atë”, shtoi Todorov.

    Lajmi Paraprak

    MBI 300 MJEKË SHQIPTARË JANË LARGUAR NGA RMV

    Lajmi i rradhës

    IDEA: Rreth 60% e familjeve që marrin asistencë sociale në rajonin e Shkupit janë shqiptarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë