Tollovi para zgjedhjeve!  

    Pak para zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare në sportelet e MPB-së është krijuar kaos për nxjerrjen e dokumenteve personale. Kjo tollovi është krijuar shkaku i ndërrimit të emrit të shtetit dhe kalimit të afatit ë paraparë në Marrëveshjen e Prespës. Menaxhimi i ndryshimit të dokumenteve është çështje e institucioneve, e jo vetëm e një personi, thotë ish Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së se do të kërkojë si përgjegjësi nga ai. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë në përputhje me ligjin dhe të iniciojë procedurë, por edhe Avokatin e Popullit të mbrojë qytetarët që kanë siguruar dokumentet përkatëse. “Presim që Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit të iniciojnë procedurë kundër Spasovskit dhe Kovaçevskit dhe ndaj qeverisë në tërësi, e cila e ka çuar mbarë popullin në lajthitje dhe shpenzime materiale”, tha dje Janushev.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, thotë se këto paralajmërime janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë të bëjnë me ligj, as me proces, as me interesa të qytetarëve.

    “Puna e MPB-së ishte shënjestër e sulmeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE për shkak të luftës pa kriter kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ku ne e çmontuam sistemin partizan të VMRO-së në MPB. Menaxhimi i zëvendësimit të dokumenteve është çështje e institucioneve dhe jo e një individi. Në konferencat e partisë për shtyp nga ‘Pallati i Bardhë’, ata pohuan se e kanë zgjidhjen dhe do ta zgjidhin problemin me dokumentet personale, pasaportat dhe patentë shoferët. Kështu krijuan panik se qytetarët do të ndëshkoheshin, ku është e njëjta parti që publikisht ushtron presion ndaj vendimeve strategjike dhe në çdo mënyrë shikojnë të dekurajojnë, të shkaktojnë dëme dhe kaos”, tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.

    Ministri aktual teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk ka komentuar kërkesat e VMRO-DPMNE-së, por ka thënë se ka kërkuar raport nga departamenti i kontrollit të brendshëm. Javën e kaluar, ai emëroi një asistent në kontrollin e brendshëm dhe e udhëzoi atë në bashkëpunim të përbashkët me shefin e atij departamenti të përcaktonin: si ishte planifikuar procesi, si u modifikua në aspektin dinamik, si u modifikua në fushën e pasaporta, patentë shoferi dhe dokumente të tjera personale, për të përcaktuar nëse është në përputhje me procedurën dhe si përcaktohet brenda rregullave dhe rregulloreve të brendshme të Ministrisë së Brendshme. Posa të përgatitet raporti, Toshkovski paralajmëroi se do ta bëjë publik.

    Sipas Lidhjes së ë Juristëve të Rinj, që nga hyrja në fuqi e Amendamentit XXXIII të Kushtetutës, më 12 shkurt 2019, shtetit nuk i është lejuar të lëshojë dokumente me emrin e mëparshëm. A kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim qytetarët të cilëve u është lëshuar një dokument i tillë? A ka bazë për përgjegjësi penale? Nga kjo lidhje kanë bërë analizë ligjore të situatës me dokumentet e udhëtimit, e cila rezultoi nga marrëveshja e Prespës.

    “Me amendamentin XXXIII të Kushtetutës së janarit 2019, emri i shtetit u ndryshua në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet hynë në fuqi me hyrjen në fuqi të të ashtuquajturit Marrëveshja e Prespës më 12 shkurt 2019. Me Ligjin Kushtetues të vitit 2019, shteti mori përsipër të përafrojë dokumentet dhe materialet ekzistuese zyrtare të administratës publike për përdorim ndërkombëtar dhe dokumentet për përdorim të brendshëm që mund të përdoren jashtë shtetit me emrin e ri. Shteti më së voni brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e tij, pra 12 shkurt 2024”, thonë nga LJR.

    Mes tjerash potencojnë se me rastin e interpretimit të detyrimit nga Ligji Kushtetues duhet kushtuar vëmendje termit “ekzistues”.

    “Ky përcaktim kufizon detyrimin për harmonizimin e dokumenteve dhe materialeve që kanë ekzistuar dhe kanë qenë të vlefshme në kohën e ndryshimeve kushtetuese dhe jo dokumentet dhe materialet që dalin pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Me fjalë të tjera, organe të caktuara të qeverisjes shtetërore vepruan në kundërshtim me Kushtetutën duke nxjerrë dokumente të reja zyrtare me emrin e vjetër të shtetit pas hyrjes në fuqi të Amendamentit XXXIII. Në mbështetje të këtij interpretimi është edhe vetë Marrëveshja e Prespës, e cila u ratifikua nga Parlamenti dhe prej nga lindi detyrimi për ndryshimin e emrit të shtetit. Kjo marrëveshje parashikon një detyrim që ne ‘menjëherë dhe në përputhje me praktikat e arsyeshme administrative’ të marrim të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që autoritetet kompetente të vendit të përdorin emrin e ri brenda vendit në të gjitha dokumentet e reja zyrtare, korrespondencën dhe materialet përkatëse që nga ai moment. Afati teknik prej pesë vitesh, i cili skadoi më 12 shkurt 2024, i referohet ekskluzivisht ‘rëndësisë së dokumenteve dhe materialeve tashmë ekzistuese’ në momentin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Fakti që në disa ligje, akte nënligjore dhe formularë të miratuar para ndryshimeve kushtetuese që janë ende në fuqi dhe në të cilat është shënuar emri i mëparshëm i shtetit nuk mund të jetë bazë për nxjerrjen e dokumenteve të reja me emrin e vjetër. Kushtetuta, si akti më i lartë juridik dhe sipas parimit të epërsisë së Kushtetutës, mund të zbatohet drejtpërdrejt nëse një normë apo formë e caktuar nuk është në përputhje me emrin e ri. Shteti nuk lejohej të lëshonte dokumente të reja zyrtare me emrin e mëparshëm. Posedimi ose mosposedimi i formave të përshtatshme nuk mund dhe nuk duhet të jetë justifikim për sjellje antikushtetuese”, thonë nga Lidhja e Juristëve të Rinj. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Lajmi i rradhës

    Dinari vë në sprovë marrëdhëniet Kosovë-ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë