Vetëm Struga nuk i ka deklaruar ndërtimet pa leje

    Komuna e Strugës ende nuk i ka inventarizuar të gjitha ndërtimet pa leje dhe nuk ka dërguar në Qeveri informacionin e kërkuar të nevojshëm për hartimin e Raportit për rajonin e Ohrit që u dorëzua në UNESCO. Sipas ministres së Kulturës, Bisera Konstadinova-Stojçevska duhet të ketë përgjegjësi, por ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për pafuqi të Qeverisë, por përmbushje të mangët të ingerencave nga ana e pushtetit lokal.

    “Nuk do të thotë se nëse Komuna e Strugës nuk ka paraqitur raport për ndërtimet pa leje, nuk mund të kërkohet një vendim i pavarur, siç ishte rasti me hotelin “Palace”, për të cilin UNESCO-s iu kërkua të dërgonte një komision këshillëdhënës që do të përgjigjuni pyetjes për hotelin “Palace”…Kemi një mekanizëm për të bërë inventar, por qëllimi është që të mos konfrontohemi me kryetarin e Komunës së Strugës, apo këtu është rasti i fundit me hotelin “Lagadin”, ku Komuna e Ohrit ka argumente për të hequr zyrtarisht lejen e ndërtimit…. Ne ende kemi mekanizma ligjorë dhe nuk do të ndalemi me kaq, dhe unë si president dhe i gjithë Komisioni Kombëtar, do të shteroj të gjitha mjetet ligjore, mekanizmat”, ka deklaruar ministrja. Për këtë arsye, shtoi ministrja e Kulturës, është e rëndësishme që të marrin pjesë në projekte dhe thirrje të ndryshme jo vetëm për mbrojtjen e këtyre zonave, por edhe për ndërgjegjësimin e publikut përmes fushatave publike nga zyrat e UNESCO-s, delegacioni i BE-së, si dhe nga vetë organizata e UNESCO-s, të cilën e ofrojnë fonde jo vetëm për organizatat dhe individët për organizatat joqeveritare pikërisht për të rritur qëllimin që ka fonde që duhet të bëjmë një propagandë që do të thotë UNESCO.

    “Jemi përpjekur dy herë të paraqesim një ligj për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe dy herë ligji është tërhequr për përpunim të mëtejshëm. Gjithashtu ka mungesë informacioni se çfarë do të thotë UNESCO për një vend. Kishim një insinuatë nga një kryetar i një komune që tha se do të dilte në referendum dhe do të pyeste qytetarët nëse ende duan të mbrohen nga UNESCO apo jo. Pikërisht atëherë ra alarmi, sepse UNESCO nuk do të thotë moratorium për ndërtimet në këtë rajon, por që rajoni të zhvillohet në mënyrën e duhur”, sqaroi ajo.

    Pas dhjetë ditësh Ministria e Kulturës duhet të fillojë hartimin e ligjit të ri për qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit, por nga ana tjetër, Ministria e Kulturës ka vërejtur se Ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore të Rajonit të Ohrit, i miratuar në vitin 2010, nuk është respektuar fare deri në vitin 2017.   

    “Vënia në rrezik e listës së trashëgimisë kulturore, për ne si shtet dhe si institucione, do të nënkuptojë mbi të gjitha monitorim shumë më të madh të gjithçkaje që bëjmë dhe akses më të madh në fondet që mund të përdoren”, ka thënë ministrja. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Pandemia mbylli mbi pesë mijë biznese në RMV

    Lajmi i rradhës

    ZGJIDHJE PËR PAGAT | Rritja me pagën minimale apo me mesataren?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë