Top pesë liderët botërorë më të parapëlqyer në Kosovë

    Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

    Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kënd e kanë më të favorizuar.

    65% e qytetarëve të Kosovës janë përgjigjur që më shumë e favorizojnë presidentin amerikan Joe Biden, pas tij i dyti renditet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me 40% i cili ndanë të njëjtën përqindje me kryeministrin Albin Kurti.

    Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

    Si lideri i katërt botëror që kosovarët e favorizojnë është kryeministri britanik Boris Johnson me 38% dhe i pesti renditet  presidenti i Francës, Emmanuel Macron me 20%.

    Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

    Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

    Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike.

    Në Kosovë janë intervistuar 1520 respodentë dhe margjina e gabimit mund të jetë deri në 2.9 për qind.

    “Institutit Republikan Ndërkombëtar” (IRI), është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar akterët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me çështje substanciale.

    Lajmi Paraprak

    EDHE SHKUPI E SHKEL VIJËN E KUQE! Vitin e kaluar, rreth 1000 persona më pak

    Lajmi i rradhës

    Blinken në G20 do të kërkojë zhbllokimin e eksporteve të Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë