Topalli: Është emergjente ndërtimi i një opozite të vërtetë, fillon me largimin e Bashës

    Jozefina Topalli në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se është emergjente ndërtimi i një opozite të re e cila fillon me largimin e Lulzim Bashës. Ky rithemelim i opozitës duhet të bëhet me njerëz me peshë që besojnë në interesin publik dhe jo në interesin personal.

    Jozefina Topalli: Është emergjente ndërtimi i një opozite të vërtetë që fillon me largimin e atij që mban vulën sot dhe me rithemelimin, me ribashkimin, me një projekt të qartë, me njerëz të cilët kanë karakter, me njerëz të cilët kanë peshë, me njerëz që besojnë në interesin publik dhe jo atë personal, dhe jo me persona të cilët shohin se si po ndahen tenderat dhe pse ato të Edi Ramës marrin më shumë se këto të opozitës dhe këtu merr fund çdo gjë.

    Ky vend lëngon se nuk ka vetëm një qeveri të korruptuar, për herë të parë në historinë e tre dekadave, ka një lidership të opozitës së korruptuar. Deri më tani pse nuk e përmendim këtë element se është shumë thelbësor që e bën tërësisht të varur opozitën nga qeveria dhe kjo është degradimi. Kur fillon degradimi tek partia, vazhdon tek shteti dhe tek të gjitha.

    Jemi pas tre dekadave, ka nevojë njeri që të mos ngjitej me kolltukun. Ka nevojë për qarkullim, për ide të reja, ka nevojë për projekte të reja.

    Blendi Fevziu: Nuk po ndodh me asnjë forcë politike.

    Jozefina Topalli: Sepse janë të kapura nga të dy kryetarët e partive të cilët merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, duhet të themi të vërtetat dhe shtuar kësaj korrupsionin që kanë.

    Lajmi Paraprak

    Arsimi i lartë publik në Kosovë bëhet pa pagesë

    Lajmi i rradhës

    Protestuesit bllokojnë rrugën pranë UEJL-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë