Toshkovski: po hetohet nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar

    Aktualisht po mblidhen më shumë prova nëse polici i cili ishte në detyrë kur ish-zv. kryeministri Artan Grubi u largua nga vendi ka bërë një gabim të pakujdesshëm apo nëse është organizuar në kuadër të një grupi të caktuar që ka organizuar arratisjen, thotë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.

    “Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski për “TV24”.

    Ai po ashtu theksoi theksuar se për të parandaluar pikërisht këtë skenar janë bërë përgatitje më serioze dhe janë angazhuar të gjitha resurset.

    Sipas tij, në kufi ka pasur shërbime të tjera shtesë që është dashur të reagojnë nëse ka arratisje, por, siç ka theksuar ai, nuk kanë reaguar pasi ka qenë një operacion sekret.

    Toshkovski theksoi se fakti që Artan Grubi nuk shpreh iniciativë për t’u kthyer në vend është tregues i mjaftueshëm nëse ai është fajtor apo jo.

    Lajmi Paraprak

    “Hoxha nga Kosova” nuk ekziston, pra nuk ka edhe si të jetë dëshmitar për rastin e Vanja Gjorçevskës

    Lajmi i rradhës

    Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë