VMRO-DPMNE kërkon Abazi të tregojë se ku është e punësuar nusja e vëllait të tij

    VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje kreut të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, të përgjigjet pse nuk fillon hetime kundër zyrtarëve të BDI-së. Nga VMRO dje thanë se reja e vëllait të tij, Shpresa Abazi, ishte punësuar vitin e kaluar në Ministrinë për Sistem pPolitik të udhëhequr nga Artan Grubi. Nga Ministria u përgjigjën se vitin e kaluar ishte punësuar një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër, Shpresa Abazi, por në pozicionin e përkthyesit, ndërsa reja e prokurorit ishte punësuar në institucion në vitin 2015, por më pas është dërguar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike. Partia opozitare bëri thirrje që përgjigjet t’i japë Abazi, jo Ministria e Sistemit Politik.

    “Është fakt se Shpresa Abazi është në listën e të punësuarve te Grubi, ka kaluar testimet dhe më pas është dërguar në AKE, në shpallje pune në AKE, këshilltar për reagimin ndaj incidenteve kompjuterike. Janë të qarta një sërë keqpërdorimesh të pozitave, keqpërdorimi i Ministrisë si agjenci për punësimin e të afërmve, nuseve, fëmijëve, gazetarëve të BDI-së! Ne nuk presim që Islam Abazi të përgjigjet, ashtu siç nuk përgjigjet për asnjë korrupsion apo keqpërdorim nga BDI!”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari refuzon kërkesën e Ahmetit: Dorëheqjet e BDI-së, jo serioze

    Lajmi i rradhës

    Me dorëheqjet, BDI heq dorë nga shumë premtime zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë