Veturat luksoze që nuk përdoren nga askush, ndodhen nën masën e sekuestrimit

    Mbi 350 vetura luksoze nuk po përdoren nga askush. Kjo për shkak se ato ndodhen nën masën e sekuestrimit.

    Ato po ruhen në depot e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruara dhe Konfiskuara që gjendet ne periferi të Prishtinës.

    Veturat që konsiderohen më të vjetra dhe që nuk janë shumë luksoze kanë zënë vende në depon e jashtme.

    Këto vetura janë pasuri e konfiskuara nga qytetarët e Kosovës e që dyshohet se janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

    Sipas zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie, Fadil Bunjaku vetëm në këtë vit janë sekuestruar 73 vetura.

    “Vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 73 makina…Veturat shiten dhe paratë derdhen në buxhetin e Kosovës ose jepen në përdorim te institucionet e ndryshme të Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Lajmi Paraprak

    “Assesi nuk duhet të vijmë në gjendje të mos kemi qymyr në RMV”

    Lajmi i rradhës

    Alternativa ende nuk ka marrë vendim për çështjen e përgjegjësisë me rezultatin në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë