Tragjedia në Bullgari dhe gjuha e urrejtjes: Përse të mbajmë zi kur ata nuk janë tanët, ata nuk janë maqedonasë (Video)

    Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video nga faqja “Lele“, ku shihet një person duke folur me gjuhë të urrejtes ndaj shqiptarëve, përkatësisht ndaj rastit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 45 njerëz. Përndryshe, folësi është i njohur, është pjesëtar i nje grupi “Lele” që me vite përhapë urrejtje në baza fetare, etnike dhe politike, shkruan Nistori.

    “Dëgjoj se diçka paska ndodhur atje në Bullgari, një autobus qenka përmbysur dhe kanë vdekur një grumbull njerëz. Dhe tani parashtrohet pyetja, i shoh flamujt anembanë Shkupit janë në gjysmështizë, ditë zie. Por përse të mbajmë zi kur ata nuk janë të tonit. Duke e parë listën e emrave, e sheh se ata nuk janë maqedonasë.

    OK, ka disa muhabete dhe në faktik ka indikacione se shumica nuk janë as “shiptarë”, por bëhet fjalë për torbeshë, bëhet fjalë për myslimanë maqedonas, duke qenë se shumica e tyre janë nga Studeniçani, do të thotë se kjo pak e ndryshon situatën, mirëpo bëhet fjalë për njerëz të cilët në masë të madhe pretendojnë se janë “shiptarë” për të pasur përfitime kornizë për të gëzuar në pozitën e pakicës në Republikën e Maqedonisë, edhe pse janë maqedonas, por të fesë islame, por ja, ata janë vëllezërit tanë që e kanë gjetur të arsyeshme të gënjejnë për origjinën e tyre etnike dhe të ujdisen me “shiptarhanet”, dhe mund te thuash qe i ka arritur e merituara, ndoshta tani do te vijnë mendtë në kokë se gjaku nuk është ujë, se duhet të jenë me fisin e tyre, me popullin e tyre.

    Por njerëzit më qortuan mua, se si munde të veprosh ashtu, ata janë njerëz të gjallë, ata janë djegur, si mund t’i urosh atë festën e “shiptarëve” tu djeg zjarri. Po ja, si mundemi, unë jam një nga të këqijtë, më të këqijtë. Unë nuk kam ndërmend, si shumë njerëz të tjerë, të ringjall Jugosllavinë, as nuk kam në plan të bëj këtu Amerikën apo Zvicrën në Ballkan. Kur themi agim i vërtetë, nënkuptojmë shtetësinë e vërtetë maqedonase, d.m.th ndërtimin e një shteti të popullit maqedonas, një shtet-komb, një “Volkstaat” në gjermanisht”, shprehet folësi.

    Ndryshe redaksia e Nistori-t e ka paraqitur rastin në polici dhe ia ka dërguar të gjitha informatat dhe adresat e këtij grupi dhe në vecanti të folësit, me qëllim që të merren masa ndaj dukurive të këtilla.

    Gjithashtu, më herët edhe Asociacioni Qytetar Civil, ka kërkuar nga institucionet përkatëse veçanërisht nga dikasteri i policisë në Maqedoninë e Veriut dhe Prokuroria Publike që të marrin masa urgjente sipas detyrave ligjore që ta parandalojnë dhe sanksionojnë këtë dukuri e cila ditë e më tepër po merr hov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kodra e Diellit e gatshme për sezonin turistik

    Lajmi i rradhës

    Përflaket autobusi në Aerodrom të Shkupit, nuk ka të lënduar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë