TRAGJEDIA NË SPITALIN MODULAR | Sali: Fajtorët u shpërblyen

    Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Alternativës, Bekim Sali thotë se Qeveria ka amnistuar kompaninë “Brako”, që ka ndërtuar spitalin e djegur modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona.

    Sali thotë se edhe përkundër rekomandimeve të Revizionit në MSH, që mos të paguhet borxhi ndaj “Brako”, Qeveria ka vendosur që të paguaj të njëjtin.

    “Siç e pamë dje, pasardhësi im, në korrik të vitit 2023, përmes Qeverisë së RMV-së, ka inicuar pagesën e borxhit ndaj kompanisë “Brako”, kjo edhe për kundër rekomandimeve të Revizionit të brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Me fjalë të tjera, njëri ndër fajtorët e pretenduar në emisionin “Vrasje në Tetovë”, është shpërblyer”.

    “Përveç tyre, cila është përgjegjësia e kryeprokurorit Lubomir Jovevski, i cili në vend se ta adresojë fajtorin dhe të kërkojë fajtorë ndër ata që i kanë ndërtuar ato spitale modulare, ka ngritur padi për përgjegjësi sekondare, duke e anashkaluar përgjegjësinë themelore të kompanisë realizuese, e porositësve dhe e mbështetësve të kësaj kompanie? Edhe sa viktima duhet të ndodhin, edhe sa njerëz duhet të digjen në flakë që prokuroria të fillojë të merret me dënimin e fajtorëve?, tha Sali.

    Lajmi Paraprak

    Dhimbja e shtyllës kurrizore, pse ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

    Lajmi i rradhës

    Dy qytetarë të Kosovës arrestohen për shpërndarje të ekstazisë në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë