TRAGJEDIA NË SPITALIN MODULAR | Xhaferi: Nuk jam ndjerë mirë me vendimin e gjykatës, nuk është e lehtë për një pasojë të tillë

    Talat Xhaferi / Fotografia: Nistori

    Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në Click Plus në TV21 u pyet për vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Tetovë në lidhje me rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Xhaferi tha se ky vendim nuk është i lehtë për ta pranuar nga ana njerëzore, ndërkaq shtoi se nuk mund ta komentojë të njëjtin në anën gjyqësore. përcjell Nistori.

    “A mendon që aq lehtë pranohet ai vendim. E tash pse është vendimi i tillë, nuk mund të them se pse është, me çfarë faktografie ka dalë Prokuroria, me çfarë faktografie ka dalë mbrojtja, por nuk është e lehtë, nuk ka nevojë që ta pësojmë, që ta kuptojmë, njerëzishëm e them. Nuk është e lehtë edhe për ne. Ti mendon se e kam pranuar shumë lehtë atë punë. Nuk është i lehtë i pranuar për një pasojë të tillë. Por nuk mund të marr të bëj gjyqin. Si shikuesi që e ka lexuar, edhe unë kur e kam lexuar, nuk jam ndjerë mirë. Çfarë të të them ndryshe, nuk jam ndjerë mirë.”, tha mes tjerash Xhaferi.

    Xhaferi foli edhe për koalicionin parazgjedhor, i cili tha se nuk përjashtohet mundësia për koalicion parazgjedhor mes përbërjes aktuale qeverisëse

    Xhaferi tha se të njëjtën ide nuk mund ta thotë në formën e prerë, ndërsa si shembull nga e kaluara mori koalicionimin parazgjedhor mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së.

    “Nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit edhe në këtë formë, që është përbërja e shumicës parlamentare, nuk e përjashton askush, por edhe nuk mund të thuhet se kështu do të jetë, kush mund a thotë në formën e prerë…”, tha mes tjerash Xhaferi.

    Xhaferi: Duhet të ketë kryeministër shqiptar 100 ditë para zgjedhjeve

    Kryeparlamantari, theksoi se duhet të ketë kryeministër shqiptar 100 ditë para zgjedhjeve.

    I pyetur nëse BDI mbetet në kërkesën që 100 ditë para zgjedhjeve të ketë kryeministër shqiptar, Xhaferi theksoi se nuk ka kompromis për këtë çështje.

    “Nuk ka asnjë kompromis për këtë, kryeministri duhet të jetë shqiptar 100 ditë para zgjedhjeve. Kjo është marrëveshje politike mes LSDM-së dhe BDI-së, për këtë jemi marrë vesh dhe do të jetë. Këtë e di edhe LSDM-ja dhe nuk kanë asgjë kundër”, shtoi mes tjerash Xhaferi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të thotë anëtarësimi i Ukrainës në NATO?

    Lajmi i rradhës

    Cilët tinguj dhe ngjyra mund t’i shqetësojnë fëmijët me autizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë