Tragjedia në Tetovë | Edhe pas dy javësh zyrtarët e shtetit heshtin

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Në vend të përgjigjeve dhe përgjegjësisë, për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, të gjithë i ngrenë supet. Edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 qytetarë, të gjithë funksionarët heshtin, dhe përgjigje njoftojnë se do të ketë pas përfundimit të hetimit. Prokuroria është ende në fazën e para-hetimit. Pas akuzës nga komuna e Tetovës se sistemet e shuarjes së zjarrit në spitalin modular, janë nën juridiksionin e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk ka përgjigje për këtë pretendim. Ministri i dorëhequr Venko Filipçe, nuk komentoi sot për spitalin modular të djegur, edhe pse në dokumentet e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, qartë janë theksuar kompetencat individuale.

    …meqenëse janë përfshirë institucionet, prokuroria, le të konstatojnë, dhe unë jam gjithmonë pas përfundimit të atij procesi në dispozicion për biseda, deklarata dhe gjithçka”, tha Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.

    Dorëheqja e ofruar nga Filipçe, mbeti në sirtarin e kryeministrit, sepse ai do të vendosë për të pasi Prokuroria të përfundojë hetimet. Nga ana tjetër, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ende nuk ia ka dorëzuar dorëheqjen Filipçes, edhe pse e ka njoftuar në rrjetet sociale. Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini nga foltorja e BDI -së, nuk deshi ti komentojë dorëheqjet e paralajmëruara të drejtorëve të spitalit të Tetovës.

    Sipas dokumenteve për ndërtimin e spitaleve modulare, ishte pikërisht drejtori Besimi ai që ishte përgjegjës për mbrojtjen nga zjarri, si dhe person përgjegjës në spital. Projekti është i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Bankës Botërore, ndërsa autoritetet lokale dhe drejtorët e spitaleve duhej ta kontrollonin cilësinë dhe funksionalitetin e spitaleve modulare. Por, a ka pasur ose mbikëqyrje gjatë ndërtimit të spitaleve modulare duhet të tregojë hetimi i Prokurorisë, pasi dokumenti në pjesën e mbikëqyrjes thotë qartë se kjo do të shtohet më vonë, por kjo nuk është bërë. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Shteti nuk ka krijuar sistem që do t’iu mundësojë qasje personave të shurdhër

    Lajmi i rradhës

    Burri nxjerr automatikun në dritaren e makinës dhe qëllon me breshëri njerëzit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë