TRAGJEDIA NË TETOVË | Lloga: Është hapur hetim për për mënyrën e tenderimit

    Prokuroria për krim të organizuar është në fazën hetimore në lidhje me tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare. Kështu deklaroi ministri i drejtësisë në pyetjen gazetarëve se çfarë ka biseduar me kryeprokurorin Joveski edhe me prokurorin për krim të organizuar Islam Abazi.

     “Reportazhin e kemi parë të gjithë. Unë u informova nga dora e parë edhe nga prokurori publik edhe nga prokurori për krim të organizuar. Për rastin e parë ne kemi një akt gjykim nga gjykata themelore në Tetovë kurse për rastin e dytë ka një lëndë që është ngritur për mënyrën e tenderimit dhe çfarë është bërë për këtë proces. Është ngritur një lëndë për krim të organizuar në Shkup dhe aty rasti është në fazën para hetimit dhe javëve në vazhdim do të kemi epilog për çështjen në fjalë”, tha Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë.

    Por a do të hetohet edhe arsyeja se si u dogj spitali dhe kush ishin shkaktarët!? Për këtë, Lloga thotë se  do të përfshihet në lëndën që është duke u hetuar.

    “E kemi biseduar edhe këtë proces. Në rastin që është duke u punuar në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion në Shkup është paraparë që edhe kjo pjesë nga materialet që kanë edhe që do i keni nga të gjitha institucionet”, pohoi Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë.

    Sipas një hulumtimi të publikuar nga IRL u pa se hetimet për shkaqet e zjarrit në modular nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare. Ndërsa pas këtij hulumtimi, në Tetovë u zhvilluan edhe protesta, ndërsa prokuroria publike hodhi poshtë pretendimet e këtij dokumentari. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    U FUT NË LISTËN E ZEZË, KËSHILLTARËT NUK E MIRATOJNË DEKLARATËN KUNDËR MERKOS

    Lajmi i rradhës

    Flamuri i “Shqipërisë së madhe” si gogol mediatik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë