Një vit burg për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

    • Përditësim

      Pesë protestuesit janë dënuar me nga 1 vjet burg me kusht që për 3 vjet mos të përsërisin veprën e njëjtë.

    Pesë protestuesit për tragjedinë në Tetovë e kanë pranuar fajin dhe u kanë kërkuar falje policëve që i sulmuan ditën e protestës.

    Policët e kanë pranuar kërkim faljen dhe nuk kërkojnë dëmshpërblim, por vetëm përgjegjësi penale.

    Të akuzuarit siguruan se më nuk do ta përsërisin veprën, raporton gazetari i TV21 nga seanca që po mbahet në Gjykatën e Tetovës.

    Pritet shpallja e vendimit nga gjykatësi.

    Protestuesit u mblodhën në rrugët e Tetovës për të shprehur pakënaqësinë për tragjedinë që e kaploi këtë qytete mbrëmjen e 8 shtatorit, ku nga zjarri u shkrumbua Spitali modular dhe si pasojë ndërruan jetë 14 persona dhe u lënduan 12 pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë për t’u kuruar kundër Covid-19.

    Lajmi Paraprak

    Britania dhe Irlanda e Veriut marrin masat e reja për shtetasit e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Në ambiente të mbyllura KSI rekomandon të kërkohet certifikatë për dy doza të vaksinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë