Filipçe: Në ambiente të mbyllura KSI rekomandon të kërkohet certifikatë për dy doza të vaksinës

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se në bazë të rekomandimeve nga Komisionit për Sëmundje Infektive, masat aktuale për mbrojtje nga Covid-19 do të vazhdojnë të zbatohen edhe për dy javë, pas çka pritet që të miratohet vendimi që në ambientet e mbyllura publike në vend të një doze, të kërkohen certifikatë për dy doza të vaksinës për Covid-19, shkruan Alsat. Filipçe theksoi se kjo masë dhe fushata që po realizon Qeveria kanë për qëllim motivimin e qytetarëve për vaksinim, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa sektorë.

    “Disa vende shkojnë drejt asaj që rekomandimi për vaksinë të jetë e detyrueshme, posaçërisht në disa sektorë. Ne ende nuk mendojmë për një gjë të tillë, por asgjë nuk përjashtohet. Do të shohim si do të jetë periudha e ardhshme. Do të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim në situatën epidemiologjike. Do të shohim nëse ky mbulim me vaksinë edhe më tej do të ul numrat dhe do të zbatojmë këto dy punë, ndërsa në bazë të kësaj do të marrim vendime të reja”, deklaroi Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Një vit burg për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    ​Historia e Shtëpisë së Bardhë, rezidencës së presidentëve amerikanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë