Tragjedia në Tetovë, vazhdojnë përplasjet politike

    Foto: Emir H

    Kryeministri Zoran Zaev thotë se për tragjedinë në Tetovë nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. Zaev thotë se nuk mund të tërhiqet vetëm për dëshirën që Hristijan Mickoski të bëhet kryeministër, ndërsa Ziadin Sela zëvendëskryeministër.

    Pse? Që Mickoski të bëhet kryeministër?! Nuk mendoj për dorëheqje sepse ai do të bëhet kryeministër ndërsa kryetari i ASH-së zëvendëskryeministër në momentin kur do ta meritojnë, kur do të kenë afërsi me popullin, kur do të jenë këtu për të ndihmuar dhe do të japin ide. Jo në këtë mënyrë duke keqpërdorur tragjedinë në mënyrën më të keqe, kur i gjithë vendi ynë ka dhimbje të thellë dhe është në zi”, tha, Zoran Zaev, kryeministër.

    Sipas liderit të opozitës maqedonase Mickoski, deklarata e Zaev është qëndrim i një njeriut pa përgjegjësi dhe moral.

    Kur njeriu të interpretohet me funksionin, ky jam unë, në kushte kur janë shuar jetë të pafajshme, është e dhimbshme. Deri sa ky njeri nuk ndjen aspak përgjegjësi morale dhe këtë mundohet ta interpretojë se nëse ai ikën, Mickoski do të jetë kryeministër, me të vërtet përveç neverisë së butë, për këtë moment nuk kam asgjë për të shtuar”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e cilësoi të mjerë kryeministrin Zaev, duke i kujtuar se jo të gjithë janë të njëjtë në raport me marrjen e përgjegjësisë.

    I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet, pa e shkelur. Por mos harro një gjë, jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh pse-në e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegjja, morali dhe jo pushteti”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

    Që nga dita e tragjeditë në Tetovë, opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë, posaçërisht largimin e kryeministrit Zaev dhe krerëve të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Asani. Së fundi nisma e opozitës për shkarkimin e Filipçes dhe Asanit nga Kuvendi nuk u procedua për shkak të propozim-vendimin jo Kushtetues dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Ministri i shëndetësisë në Francë: Suspendohen tre mijë punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

    Lajmi i rradhës

    Goditje e rëndë për Ohrin dhe Strugën | “Lock down” eventual!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë