Ministri i shëndetësisë në Francë: Suspendohen tre mijë punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

    Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Francë janë suspenduar, ka bërë të ditur sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

    Kjo deklaratë pasoi pasi që vaksinimi është bërë i obligueshëm për punonjësit shëndetësor, dhe ata në shtëpitë e pleqve, transmeton Telegrafi.

    Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka marrë vendim për të rritur përqindjen e vaksinimit, me qëllim që të ndihmohet parandalimi i një vale të re të infeksionit gjatë vjeshtës, që do të mund të rrezikonte rimëkëmbjen ekonomike të Francës.

    “Shumica e suspendimeve janë të përkohshme. Shumë prej tyre kanë vendosur të vaksinohen pasi e kanë kuptuar se vaksinimi i obligueshëm është realitet”, ka shtuar Veran.

    Mediat lokale raportojnë se afro 450 punonjës shëndetësorë janë suspenduar në një spital në Nice në jug të Francës. 

    Lajmi Paraprak

    Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Tetovë, vazhdojnë përplasjet politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë