Trajanov: Protokolli është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë

    Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar u shpreh kundër firmosjes së protokollit të harmonizuar mes Ministrive të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sipas kësaj partie, protokolli është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, posaçërisht ne çështjet identitare, historike dhe arsimore.

    Lidhja Demokortike gjithashtu kërkon publikimin urgjent të protokollit.Gjatë debatit lidhur me pakon e dokumenteve Trajanov kërkon nga ministrat të përmbahen nga siç thotë ai kërcënimet me ndjekje penale të atyre që kanë qëndrime ndryshe dhe me tensione ndëretnike.

    Procesi i debatit, sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

    Lajmi Paraprak

    Greqia dhe Turqia | Turizmi në vend të konfrontimit

    Lajmi i rradhës

    Krizën e çmimit të rrymës do ta ndjemë në dimër!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë