Krizën e çmimit të rrymës do ta ndjemë në dimër!

    Çmimi i rrymës i vendosur së fundmi është politik, konsideron eksperti i energjetikës Konstantin Dimitrovski, duke shtuar se masa për ndihmë ndaj amvisërive tregon qartë se është politikë sepse aty është makineria votuese. Sipas tij, ky dimër do të jetë shumë i vështirë. Nëse 3 vite radhazi prodhimi i rrymës elektrike po zvogëlohet nga elektranat e Maqedonisë, do të harxhojmë më shumë para për blerje të energjisë elektrike.

    “Kjo është masë politike që tu ndihmohet një pjese të qytetarëve, me arsyetimin se ata që më pak harxhojnë më pak paguajnë që është në kundërshtim me logjikën ekonomike se çdo herë i jep çmim më të lirë atij që blen më shumë dhe që harxhon më shumë, pra shihet se është masë politike. E dyta është masë politike sepse ju ndihmohet amvisërive sepse këtu është edhe makinerie votuese ndërsa ekonomia është lëshuar të bie në ujë”, tha Konstantin Dimitrov, ekspert i energjetikës.

    Çmimi që është dhënë nuk është real, thotë Dimitrov, duke kërkuar që edhe qytetarët ta kuptojnë se energjia elektrike është mall që ka një çmim të caktuar.


    “Çka nëse ne po kursejmë një çmim më të lirë 10% energji elektrike kur në të gjitha produktet tjera ajo që është rritur çmimi në ekonomi do ta kalkulojnë dhe ne sërish duhet ta paguajmë edhe pse qeveria merr hua para do ti jap atje do të mbuloj gjithçka do të kemi rritje prej 10,20,5% por atë sërish ne do ta paguajmë edhe borxhet i paguajmë ne, qeveria nuk bënë para, qeveria vetëm harxhon para”, pohoi Konstantin Dimitrov, ekspert i energjetikës.

    Këto reagime vijnë pas rritjes së çmimit të rrymës me 7,4% për amvisëritë. Ekspertët vlerësojnë se këtë krizë qytetarët do të fillojnë ta ndjenë në kur të afrohet dimri. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Trajanov: Protokolli është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    RMV, 739 ndërtime pa leje vetëm në vitin 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë