Trajçe Polivanov, kryetar i përkohshëm i Prokurorisë

    Prokurori Trajçe Polivanov do të jetë kryetar i përkohshëm i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi kryetarja Villma Ruskovska u suspendua nga puna e saj.

    Ky vendim është marrë sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kreut të ri, sepse mandati i Ruskovskës i skadon në nëntor. Më pas do të duhet të hapet konkurs dhe përzgjedhja do të bëhet për herë të parë me votim të të gjithë prokurorëve.

    Polivanov ishte edhe pjesë e Prokurorisë Speciale Publike.

    Lajmi Paraprak

    Filmi nga Kosova “Luaneshat e kodrës” do të shfaqet para publikut tetovar

    Lajmi i rradhës

    Cilët janë prioritetet e komisioneve për zgjedhje dhe emërime si dhe për politikë të jashtme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë