Filmi nga Kosova “Luaneshat e kodrës” do të shfaqet para publikut tetovar

    Filmi “Luaneshat e kodrës” me regji të Luana Bajramit do të shfaqet sonte (21:30) në Qendrën për kulturë në kuadër të TIFF ODA Tetovë. Diku në Kosovë, në një fshat të vogël të largët, tre të reja shohin ëndrrat dhe ambiciet e tyre të mbytura. Në kërkimin e tyre për pavarësi, asgjë nuk mund t’i ndalojë: koha për t’i lënë luaneshat të ulërijnë, shkruan Nistori.

    ‘Luaneshat e Kodrës’, një film i xhiruar në Kosovë shtjellon ëndrrat e tri personazheve kryesore që vijnë nën aktrimin e jashtëzakonshëm të Flaka Latifit, Era Balajt dhe Uratë Shabanit. Këto tri shoqe të pandashme me njëra tjetrën që refuzojnë t’i shpalosin vështirësitë e tyre personale mes vete, përfytyrojnë një të ardhme të ndritur e të mbushur deri në kupë me një liri tejet të dëshiruar si asnjëherë më parë.

    Në rolet kryesore luajnë: Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami.

    ‘Luaneshat e kodrës’, filmi i parë i gjatë nga Kosova që ka shfaqur premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës, është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

    TIFF ODA do të zgjatë deri më 31 gusht dhe hyrja është papagesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filmi “Pema e heshtur” vjen sonte në TIFF ODA për t’i folur publikut në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Trajçe Polivanov, kryetar i përkohshëm i Prokurorisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë