Trajkovski: Numri i lartë i vdekjeve si pasojë e Covid-19 janë raste të pambyllura të marsit dhe të prillit

    Mjeku Dejan Trajkovski thotë se numri i lartë i vdekjeve si pasojë e Covid-19 që Ministria e Shëndetësisë i publikon në bazë ditore janë raste të pambyllura të marsit dhe të prillit, përcjell Nistori.

    “Numri që është arritur deri më tani nuk është për shkak të vdekjes spontane, por janë vdekje gjatë muajit mars dhe prill, vdekje të cilat u zbuluan nga epidemiologët e qytetit dhe mjekët amë. Bëhet fjalë për raste të pambyllura dhe janë përfshirë në statistikat e Covid-19”, tha profesori për lajmet e Kanal 5.

    Trajkovski është profesor në Fakultetin Teknik në Manastir i cili monitoron çdo ditë informacionet zyrtare në lidhje me Covid-19. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Historia e veçantë e ‘Urës së Mesit’ në Shkodër

    Lajmi i rradhës

    Publikohen dorëshkrimet, vizatimet dhe letrat personale nga Franz Kafka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë