Transport falas në Qytetin e Shkupit dhe merren masa kundër ndotjes së ajrit

    Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas. Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së. Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:

    – Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit
    – Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
    – Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret  e ndërtimit 
    – Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit
    – Anulimi / shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë
    – Stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve 

    Lajmi Paraprak

    Omer Ajdini: Mundohen të na bëjnë presion, por nuk na trembin veprimet e regjimit

    Lajmi i rradhës

    Leksik gramshian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë