Tre mjekë paditen për gruan shtatzënë, komisionet nuk gjetën gabime mjekësore

    Prokuroria themelore publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër tre mjekëve- specialist gjinekolog-akusher në Spitalin e Strugës, të cilët dyshohen se i kanë dhënë ndihmë joadekuate mjekësore pacientes Jelldiz Veaposka nga Dibra, rasti i cili ndodhi para dy vitesh. Tre mjekët akuzohen për vepër të rëndë kundër shëndetit sipas nenit 217 dhe 207 të Kodit Penal.

    Lehona është pranuar me datë 27.08.2020 për lindje në repartin gjinekologjik në Strugë, pasi ishte në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo është pritur nga i pandehuri i parë M.H. i cili e ka trajtuar si paciente gjatë gjithë shtatzënisë dhe ka vendosur që lindja të bëhet me prerje cezariane. I pandehuri i dytë ka ndihmuar në operacion, por gjatë operacionit kanë dëmtuar arterien e majtë të veshkës”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Strugë.

    Sipas hetimit të dal nga ekspertiza mjeko ligjore, gjatë lindjes cezariane pacientes Jelldiz i është prerë gabimisht arteria e veshkës, por në pamundësi të detektojnë, kanë hequr edhe organet e shëndosha riprodhuese të pacientes. Por, gjakderdhja nuk ka ndaluar dhe asaj i është dhënë terapi e gabuar, që ia ka përkeqësuar edhe më tepër gjendjen shëndetësore, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

    I pandehuri i parë, me ndihmën e të pandehurit të tretë, ka vendosur që të kryejë një operacion të ri për parandalimin e gjakderdhjes, heqjen e mitrës dhe vezores së majtë, ndonëse nuk ka pasur ndryshime apo lëndime në këto organe. Pasi gjakderdhja nuk u ndal edhe pas mbylljes së pacientit, ata vendosën për një operacion tjetër dhe kirurgët zbuluan se gjakderdhja ishte për shkak të dëmtimit të arteries së veshkës të shkaktuar nga operacioni cezarian. Për shkak të pamundësisë për të rikuperuar arterien, është dashur të fashohet dhe të hiqet veshka e majtë për t’i shpëtuar jetën pacientes së dëmtuar”, thonë nga  Prokuroria Themelore Publike Strugë

    Për pesë ditë qëndrim në spital ajo ka pasur gjakderdhje të brendshme derisa ka rënë në koma. Dhe vetëm pas përkeqësimit të gjendjes, spitali ka vendosur transferimin e saj në  Klinikën Shtetërore “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas veprës penale, të akuzuarve u rrezikohet dënimi me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lire, të cilat parashihen në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut. 

    ‘Dy komisione nuk gjetën gabime mjekësore’

    Njëri nga mjekët e kontaktuar nga Alsat, Muhamet Hasani mohon akuzën e prokurorisë duke thënë se ekipi i mjekëve kishte arritur ti shpëtonte jetën pacientëve dhe se kjo është konstatuar edhe nga dy komisione, i Odës së mjekëve dhe i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë pacientja që kishte pësuar gjatë lindjes, Jëlldiz Veaposka në një prononcim për Alsat kërkon drejtësi për rastin e saj. Ajo thotë se mjekët jo vetëm që i hoqën asaj të drejtën e lindjes, por edhe i rrezikuan jetën, shkruan Alsat.

    Çdo herë kam dashur të kem edhe një fëmijë, por shumë e rëndë është kur e dëgjon se më nuk do të kesh fëmijë tjetër, por dashtë Zoti këta dy fëmijë që kam të jenë mirë.”

    Jelldiz Veaposka thotë se është në gjendje të rëndë psikologjike, nga që gjithmonë kanë dashur të kenë së paku tre fëmijë, por ajo thotë që këtë dhunti të Zotit, ia mohuan mjekët. Ajo ka djalin 7 vjeç, dhe vajzën 18 muajsh, Hazellin, e cila lindi natën kur Jelldiz po luftonte për jetë a vdekje. Jelldiz uron që ky të jetë rasti fundit që mund ti ndodh një nëne, por kërkon drejtësi e mjekët të marrin dënimin e merituar.

    Dymbëdhjetë orët e para kur u zgjova, që erdha në vetëdije pas operacionit unë kisha një dhimbje shumë të madhe, mendoja se veshka me del nga vendi. Unë ankohesha, u thash doktorëve se diçka nuk është në rregull me mua, kam shumë dhimbje. Ata më thoshin mos bën ashtu s’ke asgjë, ato janë nga lindja e dytë, nuk më bënë asnjë kontroll. Unë u lutesha, si motër medicinale të më bëjnë në Ekografi, të shohin se çfarë po ndodh me mua. Ata pesë ditë më mbajtën ashtu, dy ditë qëndrova në shok-dhomë, tre ditë tjera ata deshën të më përzënë nga spitali, të më lëshojnë në shtëpi”, tha Jelldiz Veaposka, Paciente e dëmtuar

    Gjinekologu Muhamed Asani, i cili është i dyshuari i parë sipas aktakuzës, përmes telefonit na tha se nuk është në dijeni të hapjes së lëndës nga Prokuroria. Ai që para dy vitesh ishte drejtori i Spitalit të Strugës, kur ndodhi ngjarja, rrëfen se kjo akuzë bie në kundërshtim me konstatimet e dy komisioneve mjekësore.

    Nuk e di në çfarë baze prokuroria ka ngritur aktakuzë, kur dy komisionet: i pari i formuar nga Oda e mjekëve, i cili është organ legjitim për verifikim të rasteve të këtilla dhe përfundimin ishte se nuk ka pasur gabim mjekësor. Komisioni i dytë ka qenë nga vetë Ministri, nga Ministria e Shëndetësisë, i cili po të njëjtën gjë ka verifikuar, dmth që nuk ka gabim mjekësor”, tha Muhamed Asani, Gjinekolog i akuzuar

    Mjeku Asani thotë se nuk e vret ndërgjegjja meqë ka arritur t’i shpëtoj jetën pacientes. Ai tha se falë punës së bërë nga ekipi mjekësor i përbërë nga dy gjinekologë, dy kirurgë dhe dy anesteziologë, Jelldiz sot është gjallë. Kujtojmë se pas kësaj ngjarje, Ministri i atëhershëm Venko Filipçe e shkarkoi nga detyra e drejtorit, mjekun Asani. 

    Lajmi Paraprak

    “Bllokadë aktive e parlamentit”, kanë ngelur edhe tre ditë për një takim të mundshëm liderësh

    Lajmi i rradhës

    Për sa kohë që zgjatë lufta në Ukrainë nuk mund të pritet stabilizim i plotë i çmimeve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë