“Bllokadë aktive e parlamentit”, kanë ngelur edhe tre ditë për një takim të mundshëm liderësh

    Asnjë takim liderësh nuk duket në horizont, edhe pse kanë mbetur edhe tre ditë deri në hyrjen në fuqi të vendimit të VMRO-DPMNE-së për të bllokuar Kuvendin. Kreu i opozitares maqedonase Hristijan Mickoski nuk komenton refuzimin e përsëritur të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por kujton se opsioni mbetet i hapur.

    “Ka afat deri në datë 10. Le të mos shpejtojë. Le të mendojë. Pas datës 10 ne vazhdojmë me vendimin që mori Komiteti Ekzekutiv i partisë; bllokadë aktive e parlamentit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

    LSDM-ja thotë se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja vjen për shkak të rejtingut në rënie.

    “Këtë paaftësi të kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së qytetarët e shohin çdo ditë. Për këtë arsye Mickoski kërcënon me bllokada, prandaj flet për zgjedhje të parakohshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike. Mickoski e di se rejtingu i partisë së tij është në rënie dhe se pret një tjetër humbje në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Mickoski ka frikë nga zgjedhjet e rregullta në vitin 2024 sepse e di që komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE nuk po bëjnë asgjë dhe qytetarët e shohin këtë”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM

    Deri sa opozita të kushtëzojë takimin e liderëve me bisedimet për zgjedhje të parakohshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV demanton informacionet lidhur me aferën për keqpërdorime

    Lajmi i rradhës

    Tre mjekë paditen për gruan shtatzënë, komisionet nuk gjetën gabime mjekësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë